Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje

GD
Gazeta Demos16 tetor 2026 në 20:34
Dy shtetas nga Kosova shoqërohen në protestën në Tiranë, deklarata në polici: Jemi mbështetës të Vetëvendosje

Dy shtetas nga Kosova, të ardhur nga Prishtina, janë shoqëruar nga Policia gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.

Sipas të dhënave, të rinjtë kishin udhëtuar drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar tubimit, ndërsa njëri prej tyre ka deklaruar se është simpatizant i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe i politikave të Lëvizjes Vetëvendosje.

Para policisë, shtetasi nga Prishtina ka treguar se kishte mbërritur në Tiranë ditën e protestës, së bashku me një mik, me të cilin punon si kamerier. Ai ka deklaruar se vendimi për të ardhur në Shqipëri ishte marrë pas zhvillimeve të fundit politike dhe se synimi i tyre fillestar ishte të merrnin pjesë në një protestë paqësore.

I pyetur për motivet e pjesëmarrjes, i riu ka shpjeguar se kundërshtonte politikat e kryeministrit Edi Rama, të cilat, sipas tij, binin ndesh me ato të qeverisë së Albin Kurtit në Kosovë. Ai ka deklaruar gjithashtu se dëshironte ndryshimin e sistemit politik në Shqipëri dhe ardhjen në pushtet të një qeverie më të afërt me politikat e Vetëvendosjes.

Shtetasi ka mohuar të ketë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës. Ai ka pretenduar se shallin që mbante në fytyrë e kishte përdorur për shkak të të ftohtit.

Në dëshminë e tij, ai ka treguar se kishte udhëtuar nga Prishtina me autobus, së bashku me mikun e tij, ndërsa në të njëjtin mjet kishte pasur edhe persona të tjerë nga Kosova që, sipas tij, kishin ardhur për të marrë pjesë në protestë. /TCh

kosovatiranështetas

Të ngjashme

“Erdha për ta rrëzuar Ramën”: Arrestohen dy kosovarë në Tiranë, njëri thotë në polici së është simpatizant i Kurtit

“Erdha për ta rrëzuar Ramën”: Arrestohen dy kosovarë në Tiranë, njëri thotë në polici së është simpatizant i Kurtit

18:41
“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 120 të lënduar

“Kemi identifikuar grupe që bëjnë thirrje për akte terroriste”, Drejtori i Rendit: 127 arrestime, 120 të lënduar

15:41
Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës

Protestat në kryeqytet, Ambasada e Izraelit në Tiranë: Prej sot do të jemi të mbyllur, hapja do të varet nga zhvillimi i situatës

14:19
Tik…Tak! “Big Brother VIP Kosova” shumë shpejt në ekranet tuaja!

Tik…Tak! “Big Brother VIP Kosova” shumë shpejt në ekranet tuaja!

14:04

Më shumë nga Lajme

  • 21:34Policia deklarohet për rastin e ngacmimit seksual nga tre zyrtarë policorë
  • 21:10Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë
  • 20:55Protesta në Tiranë, policët mbledhin gurë dhe i hedhin drejt protestuesve
  • 20:24Kryeministri sllovak në tubimin e Vuçiqit: Për Kosovën nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë
  • 20:23Suspendimi i 3 zyrtarëve policorë, Sveçla: Nuk do të lejojmë njollosjen e Policisë së Kosovës