Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Lipjan ka konfirmuar vendimin për përjashtimin e anëtarit Skender Llugiqi nga organizata.
Në vendimin e datës 22 gusht 2026, OVL-UÇK në Lipjan thekson se vendimi është marrë pas shqyrtimit të veprimeve dhe deklarimeve të Llugiqit, përfshirë, siç thuhet në dokument, “kërcënimin me vrasje ndaj Gjeneralit të Luftës së UÇK-së, z. Ramush Haradinaj”.
Sipas degës së OVL-UÇK-së në Lipjan, këto veprime konsiderohen të rënda dhe të papranueshme, pasi bien ndesh me qëndrimin dhe vlerat e organizatës.
“OVL-UÇK – Dega në Lipjan do të jetë gjithmonë në mbrojtje të vlerave të shenjta të Luftës Çlirimtare dhe të dinjitetit të atyre që luftuan e sakrifikuan për lirinë e Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj dege, raporon IndeksOnline.
Në vendim kërkohet nga Kryesia Qendrore e OVL-UÇK-së në Prishtinë që ta shqyrtojë dhe konfirmojë vendimin e Degës së Lipjanit për përjashtimin e Skender Llugiqit.
