Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ndaluar për 48-orë nga organet e rendit.

Sipas raportit të policisë, ai dyshohet për veprën penale “Kanosja”, ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.

“Me 13.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ,,kanosje ’’ ndaj  viktimës mashkull kosovar-gazetar.  Pas intervistimit, me vendim të prokurorit,  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në njoftim e policisë.