Një person është arrestuar në Deçan nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 31 korrik 2026, rreth orës 11:45. I dyshuari, një mashkull kosovar, dyshohet se ka kryer veprën ndaj një gruaje kosovare.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa njësitet policore janë duke mbledhur prova për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
