Një rast i dhunës në familje është raportuar ditën e djeshme në Pejë.
Policia e Kosovës bën të ditur se një person ka raportuar se bashkëshortja e tij që një kohë të gjatë është duke ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijës së tyre.
Si dëshmi lidhur me rastin ankuesi ka proceduar video incizime dhe mesazhe.
E dyshuara është intervistuar, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
