Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore

GD
Gazeta Demos21 nëntor 2026 në 18:29
Edhe Mickoski paralajmëron dimër të vështirë energjetik: Bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore

Paralajmërimet për një dimër të vështirë energjetik po shtohen. Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se bota po përballet me krizën më të madhe energjetike në histori, ndërsa shpreh shqetësimin se zhvillimet globale mund ta çojnë njerëzimin drejt një lufte të tretë botërore.

Sipas tij, ndikimi më i madh pritet në Evropë, veçanërisht te energjia elektrike dhe karburantet.

Si tregues të kësaj situate, Mickoski përmend edhe çmimin e gazit në bursat ndërkombëtare.

“Ne po përballemi me krizën më të madhe energjetike në histori, që njerëzimi mban mend. Në të njëjtën kohë, kam ndjesinë sikur bota po udhëhiqet drejt një lufte të tretë botërore, në heshtje. Pritet një dimër jashtëzakonisht i vështirë, veçanërisht për Evropën, kur bëhet fjalë për energjinë. Këtu e kam fjalën fillimisht për energjinë elektrike, pastaj për karburantet dizel dhe benzinën pa plumb. Flas për çmime të larta, sepse nëse sot i shikoni bursat, do të vini re se gazi është trefish më i shtrenjtë krahasuar me çmimin që kishte në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ndërkohë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, akuzon pushtetin se, pavarësisht premtimeve të mëparshme për mosrritje të çmimit të energjisë elektrike, tashmë po paralajmërohen shtrenjtimet e para.

Filipçe pretendon se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet nga 2 deri në 3 për qind, ndërsa ngrohja qendrore nga 6 deri në 8 për qind shtesë. Sipas tij, kjo do të ndikojë edhe në rritjen e kostos së produkteve dhe shërbimeve.

“Megjithëse ai vetë, që në shtator, premtoi dhe la të kuptohej se çmimet e energjisë elektrike nuk do të rriteshin, Kryetari i Komisionit Rregullator Aco Ristov, anëtar i grupit kriminal të VMRO-së, bashkëshortja e të cilit shërben në Këshillin Gjyqësor fakt ky i përmendur edhe në raportin më të fundit evropian lidhur me politizimin e gjyqësorit, ndër çështje të tjera ka njoftuar një rritje të çmimeve të energjisë elektrike prej 2% deri në 3%, si dhe një rritje shtesë prej 6% deri në 8% për ngrohjen qendrore, e cila ishte rritur tashmë me 5%.01:37 01:58Kjo rritje shtesë prej 2 deri në 3% e çmimeve të energjisë elektrike do të çojë në një shtrenjtim të mëtejshëm të kostos së pothuajse të gjitha produkteve në vend”, tha ai.

Të dhënat e vitit 2026 tregojnë se prodhimi vendor nuk e mbulon gjithmonë konsumin e energjisë elektrike.

Në janar, prodhimi vendas mbuloi vetëm 77,1 për qind të konsumit, ndërsa në gusht kjo pjesëmarrje arriti në 97,2 për qind.

Kjo tregon se nevoja për import mbetet e pranishme dhe se zhvillimet në tregjet ndërkombëtare mund të kenë ndikim edhe në furnizimin dhe çmimet në vend./Alsat.mk.

mickoskidimërvështirë

Të ngjashme

Kriza energjetike: Dimër i ftohtë me rrymë të pamjaftueshme

Kriza energjetike: Dimër i ftohtë me rrymë të pamjaftueshme

20:21
Nis “One Stop Shop” ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama e Mickoski në kufi

Nis “One Stop Shop” ndërmjet Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Rama e Mickoski në kufi

11:31

Më shumë nga Lajme

  • 20:43Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
  • 20:38Nga thirrjet për solidaritet te dyshimet për mashtrim me 189 mijë euro: Rasti i Endrit Azemit që tronditi opinionin
  • 20:01Policia konfiskon një pistoletë me gjashtë fishekë në Skenderaj
  • 19:55Përfundon pjesa me shkrim e Provimit të Jurisprudencës
  • 19:49‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit