Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Hajvali është identifikuar.
Xhemajl Nuhiu, i cili aktualisht është në arrati po kërkohet nga organet e rendit, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Viktima është qëlluar me armë zjarri, mbrëmë rreth orës 22:00 dhe vdekja e tij është konstatuar në QKUK.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka thënë se mbetet e përkushtuar në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe sjelljen para drejtësisë të autorit të kësaj vepre të rëndë penale.
“Prishtinë, 12 Gusht 2025- Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me datë 11.08.2025, rreth orës 22:00, një ngjarje tragjike ka ndodhur ne lagjen Hajvali të Prishtinës, ku një person M.M., është qëlluar me armë zjarri. Viktima u dërgua menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekët e konstatuan vdekjen e tij pa shenja jete.
Menjëherë pas marrjes se informatës, njësitet relevante te Policisë se Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e shtetit, kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.