Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Enver Hoxhaj kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga niveli qendror në komunat e përmbytura

GD
Gazeta Demos6 janar 2026 në 15:32
Enver Hoxhaj kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga niveli qendror në komunat e përmbytura

Pas raportimeve të shumta të mediave për përmbytje në disa komuna të Kosovës dhe publikimit të pamjeve të rënda nga terreni, ish-ministri i Punëve të Jashtme, dhe deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook .

Hoxhaj shprehu shqetësimin e tij për situatën e krijuar, duke theksuar se, pavarësisht reagimeve të institucioneve lokale, në këto momente është i domosdoshëm reagimi i menjëhershëm i nivelit qendror.

“Me shqetësim po i përcjell lajmet për përmbytjet në disa komuna të Kosovës. Pavarësisht reagimeve të institucioneve lokale, në këto momente, duhet të ketë reagim nga niveli qendror, pa vonesa dhe pa justifikime, të reagojnë menjëherë, me përgjegjësi të plotë, për të mbrojtur jetën, pronën dhe sigurinë e qytetarëve.” ka shkruar Hoxhaj.

Në disa komuna të Kosovës janë raportuar përmbytje si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, ndërsa autoritetet lokale janë në terren për menaxhimin e situatës.

Më shumë nga Lajme

  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë
  • 22:46Sami Lushtaku: Ka shumë ministra e deputetë të VV-së qe iu kanë gëzu dënimit të tyre
  • 22:40Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty
  • 22:22Nga “Okej” te pankartat kreative: Nata e tetë e revoltës masive në përkrahje të krerëve të UÇK-së