Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Enver Hoxhaj njofton kandidaturën për kryetar të PDK-së: Unë mund ta bashkoj partinë

GD
Gazeta Demos14 nëntor 2025 në 21:51
Enver Hoxhaj njofton kandidaturën për kryetar të PDK-së: Unë mund ta bashkoj partinë

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë të ditur se do të garojë për kryetar të partisë, por sipas tij kjo është e kushtëzuar me shtyrje të Konventës, e cila është paralajmëruar për datën 17 nëntor.

Hoxhaj i ka bërë thirrje Kryesisë së PDK që ta shtyjë për një javë Konventën.

Lajmin ai e ka konfirmuar për Klan Kosova. Ai tha se do të mund t’i bashkojë të rinjtë dhe të vjetrit në PDK dhe ata që janë urban e ata që vijnë nga zonat periferike.

“Unë dua të garoj për karrigen e kryetarit të partisë, sepse mendoj se procesi ka rëndësi. Dua të prezantoj një platformë të qartë për mënyrën se si mund ta bashkojmë PDK-në dhe t’i japim një orientim të ri për të ardhmen e partisë,” tha Hoxhaj.

Ai tha se do të mund t’i bashkojë të rinjtë dhe të vjetrit në PDK dhe ata që janë urban e ata që vijnë nga zonat periferike, shkruan Gazeta Online Reeporteri.net.

“Unë jam prej atyre që do të kishte qenë në gjendje t’i bashkoj të rinjtë dhe të vjetrit, ata që janë urban dhe ata që vijën prej zonave periferike, t’i bashkoj ata që mund të debatojnë për Kantin e Hegelin por edhe ata që në një odë janë ithtarë të folklorit dhe Bijëve të Sefës. Unë mund të jem ai i cili brenda PDK mund t’i bashkon.”, tha ai.

Ai shtoi se zgjedhja e kryetarit nuk është thjesht një çështje teknike dhe kritikoi mënyrën se si është organizuar konventa e partisë.

“Procesi nuk është serioz dhe nuk ka as politikë e as demokraci. Konventa, në formën si është menduar, është një improvizim dhe intrigë politike. Ish-kryetari do të duhej ta përgatiste procesin dhe të pjekë debatin politik, të vendosë për datën e konventës dhe të identifikojë kandidatët për kryetar,” theksoi ai.

Hoxhaj e konsideroi dorëheqjen e Memli Krasniqit si një lajm të papritur dhe kritikoi kandidatin tjetër për kryetar, Bedri Hamza. “Z.Hamza nuk ka pasur rezultate të mira në zgjedhjet e shkurtit dhe as në Mitrovicë. Nëse po humbim në Mitrovicë, pse të presim 2-3 javë për ndonjë befasi?” tha Hoxha.

Më shumë nga Lajme

  • 07:28Sot mot me diell e vranësira
  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar