Eurodeputeti gjerman nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, Michael Gahler, ka thënë se deklaratat e një ministre të një vendi kandidat nuk mund të injorohen.
Këtë reagim, ai e bëri ndaj deklaratave skandaloze të ministres serbe, Snezhana Paunoviq, në lidhje me spastrimin etnik të Kosovës.
Gahler tha se pret që ajo të largohet nga detyra.
“Deklarime të këtilla nga një ministre e një vendi kandidat nuk mund të injorohen: më 11 korrik, ministrja serbe Paunoviq tha në një intervistë televizive se, sikur të kishte qenë në vend të Millosheviqit më 1998, ajo ‘do ta spastronte etnikisht Kosovën nga shqiptarët’”.
