Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Federata spanjolle fshin postimin kundër Kosovës në “X”, por jo nga “Facebook”

GD
Gazeta Demos9 shtator 2025 në 17:11
Federata spanjolle fshin postimin kundër Kosovës në “X”, por jo nga “Facebook”

Pasi u masakrua nga komentuesit, Federata e Futbollit e Spanjës e ka fshirë postimin e saj në platformën “X” (dikur Twitter) ku e paraqiste kombëtaren e Kosovës në futboll si ‘Territori i Kosovës’.

Në një postim të ri paralajmërues për duelin e kualifikimeve të Kampionatit Evropian U-21, Federata spanjolle e ka hequr përshkrimin ‘Territori i Kosovës’, por ka përdorur një dredhi.

Hileja qëndron te fakti se është hequr edhe përshkrimi ‘Spanja’ dhe në vend të dy emërtimeve janë lënë vetëm dy logot e kombëtareve.

¡𝗔 𝗣𝗢𝗥 𝗘𝗟 𝗣𝗟𝗘𝗡𝗢!

🏆 Fase clasificación #U21EURO . 🕒 19:00 horas. 🏟 Stadiumi Fadil Vokrri. 📍 Pristina. 📺 @teledeporte .

ℹ 𝗣𝗥𝗘𝗩𝗜𝗔: https://t.co/WDtndrEMa5 #NuestraBase pic.twitter.com/loJf74Yo9G

— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) September 9, 2025

Tërheqja dhe një lloj korrigjimi i paralajmërimit për ndeshjen nga RFEF vjen pas reagimeve të shumta në seksionin e komenteve të postimit të publikuar para disa orësh.

Megjithatë, postimi provokues kundër Kosovës i Federatës së Futbollit të Spanjës vazhdon të jetë publik – dhe i pakorrigjuar – në platformat e tjera, përfshirë faqen zyrtare të kombëtares spanjolle të futbollit në rrjetin social Facebook.

Po ashtu, provokimet kundër Kosovës vazhduan edhe në publikime të tjera.

Më vonë gjatë ditës të martën, Federata spanjolle publikoi një video nga stërvitja e djeshme e ekipit kombëtar U-21 në kampin nacional të futbollit në Hajvali, e cila përmbyllet me emërtimin e kombëtares kosovare si ‘Territori i Kosovës’.

Federata e Futbollit e Kosovës dërgoi sot notë proteste në UEFA në kundërshtim të qasjes së Federatës spanjolle ndaj kombëtares së Kosovës.

Në notën e protestës, të cilën kryetari i FFK-së, Agim Ademi ia dërgoi kreut të UEFA-s, Alexander Ceferin, ai kërkoi reagim të menjëhershëm dhe të qartë të shtëpisë evropiane të futbollit kundër veprimeve të Federatës së Futbollit të Spanjës.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet për Kampionatin Evropian U-21 të futbollit mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet sot në orën 19:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë

FFKSpanja

Më shumë nga Lajme

  • 15:01Kurti: Specialja nxori konkludime me gabime historike dhe juridike, presim korrigjim në Apel
  • 14:53Kurti e citon Specialen para von der Leyen: E theksuan qartë se UÇK nuk është në gjyq
  • 14:52Von der Leyen: Askush s’mund ta rishkruajë historinë e Kosovës, rezistenca në luftë s’ka qenë në gjykim
  • 14:36Von der Leyen për aktgjykimin në Hagë: Ka shkaktuar emocione të fuqishme në Kosovë
  • 14:18Kurti: Kërkova nga Von der Leyen anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane