Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Forcohet bashkëpuni mes bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe Turqisë

GD
Gazeta Demos19 tetor 2026 në 20:46
Forcohet bashkëpuni mes bibliotekave kombëtare të Kosovës dhe Turqisë

Në kuadër të bashkëpunimit me Bibliotekën Kombëtare të Turqisë, të mbështetur në memorandumin e nënshkruar në tetor 2024, një delegacion i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” po merr pjesë në Ankara në një program trajnimi dhe shkëmbimi përvojash, së bashku me kolegë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Sipas njoftimit, në ceremoninë e hapjes, Bekim Aliu, ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit të Shërbimit të Përdoruesve dhe Zhvillimit Profesional, në fjalën e tij përshëndetëse në emër të BKK-së, prezantoi synimet e institucionit për modernizimin e shërbimeve bibliotekare, digjitalizimin e koleksioneve dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron inteligjenca artificiale.

“Ai theksoi se e ardhmja e bibliotekave nuk ndërtohet vetëm mbi teknologjinë, por, mbi të gjitha, mbi njerëzit, dijen e përbashkët dhe partneritetet e qëndrueshme. Pavarësisht vendeve që përfaqësojnë dhe koleksioneve që ruajnë, bibliotekat bashkohen rreth një misioni të përbashkët: ruajtjes së kujtesës së së kaluarës dhe krijimit të mundësive të reja për brezat e ardhshëm”, thuhet në njoftim.

Gjatë ditës së parë të programit, pjesëmarrësit u njohën nga afër me organizimin dhe funksionimin e Bibliotekës Kombëtare të Turqisë, me fokus të veçantë në praktikat e ofrimit të shërbimeve për përdoruesit.

Tutje theksohet se, përtej shkëmbimit të njohurive dhe përvojave profesionale, ky program krijon mundësi për ndërtimin e partneriteteve të reja, zhvillimin e ideve të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit afatgjatë, në funksion të zhvillimit të bibliotekave dhe përmirësimit të shërbimeve për përdoruesit e tyre

kombëtareturqisëbibliotekave

Më shumë nga Lajme

  • 23:36Masa kufizuese për protestuesit, Balla: Po diskutohen nga qeveria, pritet që nesër të komunikohen
  • 23:16Don Xhoni me thirrje për institucionet dhe studentët në Shqipëri
  • 22:49Artan Hoxha reagon ashpër ndaj Ramës: Nuk ka polic që e jep jetën për Ramën
  • 22:49“Kryeministër që e shfrytëzon këtë kohë për ta zhvatur pronën shqiptare” Deputeti Redi Muçi
  • 22:41Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët