Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës.
I gjithe operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, strukturat komunale të komunës së Podujevës dhe shoqatat e kërkim shpëtimit.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.
