Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 16:48
FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka realizuar ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026”, me qëllim të avancimit të kapaciteteve profesionale dhe forcimit të gatishmërisë për përballimin e incidenteve kibernetike.

Ushtrimi është organizuar nga Njësia e Sinjaleve dhe Kibernetikës, përmes Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike të FSK-së, në bashkëpunim me kompaninë SimSpace.

Në të kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve publike, akademike dhe bankare të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të FSK-së, aktiviteti kishte për qëllim testimin e gatishmërisë institucionale për reagim ndaj incidenteve kibernetike, zhvillimin e aftësive profesionale dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve në fushën e sigurisë kibernetike.

Gjatë ushtrimit, krahas pjesës teorike, janë zhvilluar edhe skenarë të ndryshëm praktikë për trajtimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike.

Përmes këtyre skenarëve, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të angazhohen në simulime që synojnë përmirësimin e reagimit dhe koordinimit në rast të kërcënimeve në hapësirën kibernetike.

FSK ka vlerësuar se ushtrimi “Digital Siege 2026” dëshmon rëndësinë e përgatitjes profesionale, koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional për përballimin e sfidave gjithnjë në rritje të sigurisë kibernetike.

“Realizimi i këtij ushtrimi synon të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për të reaguar në mënyrë efektive ndaj incidenteve dhe kërcënimeve kibernetike”, theksohet në fund të njoftimit.

kibernetikesigurisëndërinstitucional

Të ngjashme

Sveçla takon shefin e Karabinierëve, flasin për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës

Sveçla takon shefin e Karabinierëve, flasin për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës

17:19
Hargreaves: Britania e përkushtuar të punojë me Kosovën në sfidat e sigurisë

Hargreaves: Britania e përkushtuar të punojë me Kosovën në sfidat e sigurisë

17:01

Më shumë nga Lajme

  • 17:29Kancelari austriak shkruan për takimin me Kurtin: Pas krijimit të Qeverisë, sundimi i ligjit e gjyqësori i pavarur janë esenciale
  • 17:24“Na i kanë vjedhur paratë”, Nasim Haradinaj thotë se Specialja ua mori 16 mijë euro për ushqim atij, Thaçit dhe të tjerëve
  • 17:23Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia
  • 17:15PDK i kërkon Presidentes ta kthejë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara: Nuk heqim dorë nga hyrja e tij në fuqi
  • 16:56Presidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-së