Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

PDK i kërkon Presidentes ta kthejë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara: Nuk heqim dorë nga hyrja e tij në fuqi

GD
Gazeta Demos22 tetor 2026 në 17:15
PDK i kërkon Presidentes ta kthejë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara: Nuk heqim dorë nga hyrja e tij në fuqi

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) i ka kërkuar Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, që ta kthejë në Kuvend për rishqyrtim Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një letre zyrtare të dërguar sot, më 22 tetor, PDK-ja ka bërë të ditur se kjo kërkesë vjen pas konsultimeve të gjera, me qëllim plotësimin e disa dispozitave dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit.

Sipas PDK-së, rishqyrtimi synon adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e ligjit, duke theksuar se pjesa dërrmuese e tij tashmë është finalizuar.

“Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para. Ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Kjo parti ka shprehur pritjen që ligji, i cili ishte miratuar më 6 tetor 2026, të votohet sërish brenda pak javësh, pas përmirësimeve të nevojshme.

PDK-ja u ka bërë thirrje edhe ekspertëve, përfshirë Avokatin e Popullit, që të paraqesin propozimet e tyre konkrete për plotësimin e ligjit.

Ndërkohë, kjo parti ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për një strategji të koordinuar shtetërore për fazën e apelit në Hagë, sigurimin e fondeve dhe mbështetjen profesionale për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së.

“Gatishmëria për ta përmirësuar ligjin nuk është në asnjë mënyrë tërheqje prej tij. PDK-ja nuk do të heqë dorë nga hyrja e tij në fuqi assesi”, thuhet në reagim.

Në fund, PDK-ja ka ritheksuar se qëndron prapa nismës së saj ligjore dhe zotimit për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

kuvendligjinfuqi

Të ngjashme

Presidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-së

Presidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-së

16:56
Haxhiu e quan joserioze kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

Haxhiu e quan joserioze kërkesën e PDK-së për kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend

17:59
Arianit Koci: Protestuat kundër Speciales, tash po kërkoni kthimin e ligjit në Kuvend

Arianit Koci: Protestuat kundër Speciales, tash po kërkoni kthimin e ligjit në Kuvend

17:47
Haradinaj për Ligjin e Speciales: Nëse kthehet në Kuvend, duhet të ashpërsohet e jo të zbutet

Haradinaj për Ligjin e Speciales: Nëse kthehet në Kuvend, duhet të ashpërsohet e jo të zbutet

16:35

Më shumë nga Lajme

  • 18:05Fotoja e Ramës ku s’shihet Kurti, Krasniqi i VV’së: Besëpremi, s’na befason që e prenë një foto, e ka pre në besë një popull
  • 18:01Kthimi i Ligjit në Kuvend, reagon Abdixhiku: S’kishte dhe s’do të ketë efekt juridik
  • 17:58Kosova përfshihet në sistemin e ri të pagesave të menjëhershme për Ballkanin Perëndimor
  • 17:54Gërvalla takon ambasadorin Schnetzer, në fokus bashkëpunimi Kosovë-Austri në drejtësi
  • 17:49Studentët paralajmërojnë protestë të shtunën para Kryeministrisë