Gazetari Fidan Jupolli ka qenë në thumb të fushatës linçuese të përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje, tash e disa ditë.
Për këtë rast, ka folur edhe deputetja njëherësh sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Çitaku në DPT te Fidani shprehu shqetësimin e saj, për çka tha se kjo është alarm për shoqërinë.
"Ne që jemi në politikë, jemi bërë imun ndoshta ndaj sulmeve të tilla. Për dallim prej jush që jeni në media, unë asnjëherë nuk jam vet. Unë e kam një subjekt të madh politik që më rri në krah e që më mbështet dhe gjithmonë ndihem më e fuqishëm përballë goditjeve të pafundme që i marrim. Por, kur një gazetar sulmohet në mënyrë aq brutale, aq të pashpirtë. Është alarm, do të duhej të ishte alarm për një shoqëri", u shpreh Çitaku