Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se Ligji për Specialen nuk synon shmangien nga drejtësia, por rikthimin e procesit gjyqësor në Hagë në atë që ajo e konsideron rrugë të drejtë.
E ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Çitaku tha se ky ligj përbën një hap të rëndësishëm, por theksoi se zbatimi i tij mbetet përgjegjësi e institucioneve të Kosovës.
“Ligji në asnjë pikë, në asnjë presje, në asnjë shkronjë nuk kërkon t’i shmanget drejtësisë. Përkundrazi, përmes këtij ligji Kosova po synon që ta rikthejë procesin e drejtësisë në binarë të drejtë”, u shpreh Çitaku.




