Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara tha se gërmimet në lokacionet e dyshuara për varrezat masive kanë përfunduar.
Gara për Klan Kosova tha se pas katër javësh punë procesi i zhvarrosjes së pjesëve kockore mund të konsiderohet i përfunduar.
“Saktë janë diku rreth 4 javë pune në kuptimin e angazhimit, pra nga fundi i muajit deri më sot dhe realisht i bie që mund të konfirmohet që hapësira tanimë është shënuar, pra në kuadër të lokacioneve të konfirmuara të varreve masive. Mund të konfirmohet si proces i përfunduar në kuptimin e vlerësimit të lokacioneve dhe procesit të zhvarrosjes të gjitha mbetjeve mortore të cilat pastaj në vazhdimësi janë dërguar në IML për ekzaminimin e mëtutjeshëm ligjor përfshirë edhe analizat e ADN-së”.




