Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gashi pret kreun e AKI-së, riafirmohet bashkëpunimi për forcimin e sundimit të ligjit

GD
Gazeta Demos23 korrik 2026 në 14:33
Gashi pret kreun e AKI-së, riafirmohet bashkëpunimi për forcimin e sundimit të ligjit

Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të sundimit të ligjit ishte në qendër të takimit të parë zyrtar mes Kryeprokurorit të ri të Shtetit, Zejnulla Gashi, dhe drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.

Gashi dhe Ajeti, riafirmuan gatishmërinë për të thelluar koordinimin profesional, në përputhje me kompetencat që u përcakton ligji.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Shtetit, drejtori i AKI-së e uroi Gashin për marrjen e detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve dhe theksuan rëndësinë e koordinimit profesional në përmbushjen e përgjegjësive ligjore.

Në njoftim thuhet se të dy udhëheqësit konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit institucional dhe profesional, në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë.

Takimi u zhvillua në kuadër të angazhimeve të Kryeprokurorit të Shtetit pas marrjes së detyrës, ndërsa Prokuroria e Shtetit nuk ka bërë të ditur detaje të tjera lidhur me temat e trajtuara.

Më shumë nga Lajme

  • 13:47Pamje të rënda: Një grua kafshohet nga qentë endacakë në Kodrën e Trimave
  • 13:45Gucati: Nesër do të jetë një ndër protestat më të mëdha në histori, priten mbi 100 mijë pjesëmarrës
  • 13:44Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit
  • 13:28Selenica nderon ish-drejtuesit e UÇK-së: Thaçi, Veseli, Krasniqi e Selimi marrin titullin “Qytetar Nderi”
  • 13:26Mustafa jep sinjale për Ligjin e Speciales: Mund të kryhet edhe para 6 tetorit, Kurti ka dhënë shenja pozitive