Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gërxhaliu: Ukraina edhe në luftë eksporton mbi 40 miliardë dollarë, Kosova në mjerim ekonomik

GD
Gazeta Demos13 shtator 2026 në 09:15
Gërxhaliu: Ukraina edhe në luftë eksporton mbi 40 miliardë dollarë, Kosova në mjerim ekonomik

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu ka alarmuar për situatën e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi.

Ai ka thënë se Kosova ende kërkon një model të zhvillimit ekonomik, përderisa këtë situatë ai e ka krahasuar me shtetet që tashmë ndodhen në luftë.

“Një shtet që humb kohë duke kërkuar arsye për dështimin, në vend që të gjejë rrugë, modele ekonomike dhe politike për të dalë nga dështimi, e pret mjerimi. Shumë shtete e kanë shfrytëzuar edhe luftën si mundësi për zhvillim, ndërsa ne, në Kosovë, edhe lirinë po e shndërrojmë në dështim – jo vetëm ekonomik, por edhe institucional e shoqëror.”, ka shkruar Gërxhaliu.

Eksperti i ekonomisë ka marrë shembull Ukrainën, e cila sipas tij, edhe pse ndodhet në luftë tash e sa vjet, eksporti atje është shumë i lartë.

“Eksporti i përgjithshëm i mallrave të Ukrainës në vitin 2025 arriti në rreth 40.3 deri në 42.3 miliardë dollarë amerikanë, sipas të dhënave të Shërbimit Shtetëror Doganor dhe analizave ndërkombëtare. Bashkimi Evropian vazhdon të jetë destinacioni kryesor për mallrat ukrainase, me eksporte në vlerë prej rreth 25.48 miliardë dollarë, që përbëjnë 63.1% të totalit të eksporteve.”, ka thënë ai.

Gërxhaliu ka shtuar se Kosova vazhdon të jetë në kërkim të modelit zhvillimor ekonomiko-social.

“Kaluan vite të shumta të pasluftës dhe shoqëria kosovare e rrit varëshmërinë nga importi. Mungesa e stabilitetit politik dhe e vizionit apo modelit zhvillimor në Republikën e Kosovës do të jetë barrë edhe për gjeneratat që do të vijnë”, ka thënë Gërxhaliu.

gërxhaliuluftëmiliardë

Më shumë nga Lajme

  • 11:09Lushaku Sadriu: Kjo është dëshmi se kur ka vullnet politik, bëhen institucionet
  • 11:03E dhimbshme: 28-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident tragjik në Kroaci
  • 10:58Tanja Vujoviq zgjidhet nënkryetare nga radhët e komunitetit serb
  • 10:54Konstituohet Kuvendi i Kosovës
  • 10:50As Igor Simiq s’i merr votat për nënkryetar të Kuvendit