Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Ymeri: Protestat janë reagim ndaj dështimit ekonomik dhe propagandës së Qeverisë

GD
Gazeta Demos1 nëntor 2026 në 15:09
Ymeri: Protestat janë reagim ndaj dështimit ekonomik dhe propagandës së Qeverisë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar përmes një postimi lidhur me protestën e sotme, duke thënë se ajo është e para që adreson drejtpërdrejt shkakun kryesor të problemeve në vend – gjendjen e rëndë ekonomike.

Ymeri ka theksuar se protestat nuk duhet të shihen si kuti votimi ku numërohen pjesëmarrësit, por si shprehje e pakënaqësisë qytetare ndaj qeverisjes.

Ajo ka kritikuar Qeverinë për propagandë dhe për mosbesimin që, sipas saj, ka krijuar te qytetarët, duke përmendur edhe ndërhyrjen në krijimtarinë artistike dhe premtimet për investime, përderisa, siç u shpreh, nuk respektohen as bujqit.

Deputetja e LDK-së ka deklaruar se mbështet protestat paqësore, pa paragjykuar apo vlerësuar organizatorët e tyre, ndërsa ka shprehur bindjen se ato do ta arrijnë efektin e tyre kur qytetarët të jenë të gatshëm për t’i dhënë fund, siç e cilëson ajo, diktatit në rritje.

Në reagimin e saj, Ymeri ka përmendur edhe rastet e vdekjeve që ia atribuon papërgjegjësisë së Qeverisë, si dhe paralajmërimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në fund, ajo ka shprehur bindjen se largimi i pushtetit aktual është i pashmangshëm, duke theksuar se kjo do të ndodhë falë vullnetit të qytetarëve që duan një Kosovë më të zhvilluar dhe me kushte më të mira jetese

ymeriprotestatndaj

Të ngjashme

Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj

Protestat për Arlinda Zekajn, RrGGK dënon fushatën denigruese ndaj aktivistes Molliqaj

11:19
Gërvalla reagon sërish: Kryeprokurorja ishte njoftuar për kërcënimin me vrasje ndaj Arlinda Zekajt dy ditë para vrasjes

Gërvalla reagon sërish: Kryeprokurorja ishte njoftuar për kërcënimin me vrasje ndaj Arlinda Zekajt dy ditë para vrasjes

13:45
Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës

Pushteti i ri në Beograd, pa shenja për ndryshim të qëndrimit ndaj Kosovës

23:22
‘Gjakpirëse e mashtruese’, Alba ‘shpërthen’ ndaj banores së BBVK 5

‘Gjakpirëse e mashtruese’, Alba ‘shpërthen’ ndaj banores së BBVK 5

22:44

Më shumë nga Lajme

  • 15:42Berisha: Paketa e re fiskale goditje për të varfrit, 18 mijë biznese të vogla rrezikojnë falimentimin
  • 15:41Pamje nga vendi i ngjarjes në Demiraj të Gjilanit, ku 27-vjeçari dhe foshnja u gjetën pa shenja jete
  • 15:36Gjilan/ Arrestohet babai i 27-vjeçarit që u gjet i vdekur me foshnjën e tij
  • 15:09Osmani reagon për rastin e Arlinda Zekajt: “Për ju është rutinë, për mua është jetë” – citon letrën prekëse të saj
  • 15:06Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Pejë, policia jep detaje