Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjini: Kosova po shkon në zgjedhje për shkak të fajit të Albin Kurtit

GD
Gazeta Demos23 shtator 2026 në 16:10
Gjini: Kosova po shkon në zgjedhje për shkak të fajit të Albin Kurtit

Kryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sipas Gjinit Gjykata Kushtetuese konstatoi se afatet për konstituimin e Kuvendit janë konsumuar.

Më tutje Gjini thotë se tash Kosova shkon në zgjedhje, qartazi me një fajtor të vetëm, Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese konstatoi se afatet për konstituimin e Kuvendit janë konsumuar.

Aleanca e ka përsëritur një gjë të tillë tash e sa kohë. E kemi dëshmuar qartë dhe me kohë se që prej 7 qershorit e deri më sot, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara e ka zvarritur kohën vetëm për ta çuar vendin në zgjedhje prapë. Edhe këtë Aleanca e ka spikatur panumër herë.

Tash Kosova shkon në zgjedhje, qartazi me një fajtor të vetëm: Albin Kurti.

Gjykata Kushtetuese e nxori Kosovën prej një momenti të paparashikuar krize, 6 tetorin. E të cilën datë po ashtu partia që i fitoi zgjedhjet e kaluara e priste.

Shkeljet kushtetuese kurrë nuk kanë arsye patriotike. Çdo shkelje kushtetuese, kurdo dhe kudo qoftë ajo, bëhet vetëm me qëllim të mbajtjes së pushtetit në mënyrë të paligjshme.

Populli i Kosovës e ka të qartë çdo lojë politike për interesa të ngushta partiake të cilitdo akter, dhe po ashtu e ka të qartë se kush ofron zgjidhje që sjellin jetë më të mirë për qytetarët

zgjedhjekushtetuesegjini

Të ngjashme

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

21:20
Bajqinovci: Opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a don zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja

Bajqinovci: Opozita duhet të bëjë të qartë vendimin, a don zgjedhje të presidentit apo zgjedhje të reja

17:59
Gjini takon ambasadorin britanik, diskutojnë për vendimin në Hagë dhe situatën politike

Gjini takon ambasadorin britanik, diskutojnë për vendimin në Hagë dhe situatën politike

16:29
Zgjedhje në nëntor?-  Ky është reagimi i Dejona Mihalit

Zgjedhje në nëntor?- Ky është reagimi i Dejona Mihalit

16:22

Më shumë nga Lajme

  • 23:43Mehmeti: Mund të thirren në Hagë edhe drejtuesit e UÇK-së në Maqedoni
  • 23:23Parashikimi i motit për këtë të enjte
  • 22:57Tiranë: Plagosi me mjet prerës 49-vjeçarin, vihet në pranga autori
  • 22:54Kosova U21 zhvillon stërvitjen e parë në San Marino
  • 22:50Nesër tri vjet nga sulmi në Banjskë, Konjufca në New York: Kriminelët vazhdojnë të jenë të lirë