Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së PDK-së për konstituimin e Kuvendit

GD
Gazeta Demos14 shtator 2026 në 13:59
Gjykata Kushtetuese konfirmon pranimin e kërkesës së PDK-së për konstituimin e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar pranimin e kërkesës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit.

“Konfirmojmë dorëzimin e kërkesës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përkitazi me konstituimin e Kuvendit”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës për rtv 21.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë sot se presin që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për të parandaluar pasoja të mëtejshme juridike dhe institucionale.

Kërkesa e PDK-së vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës votoi Qeverinë Kurti 4, në një seancë të jashtëzakonshme.

Qeveria u votua me 59 vota për, ndërsa tetë vota kundër erdhën nga deputetët e Listës Serbe. Deputetët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nuk morën pjesë në seancë.

Votimit të Qeverisë i parapriu vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit, të mbajtur në orët e paradites.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e shpalli të konstituuar Legjislaturën e 11-të, ndonëse nuk ishte zgjedhur nënkryetari nga radhët e PDK-së.

PDK-ja e bojkotoi vazhdimin e seancës, duke pretenduar se në këtë proces janë shkelur Kushtetuta dhe ligjet.

pdk-sëkuvenditgjykata

Të ngjashme

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë Kurti IV

PDK-ja e dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit dhe Qeverinë Kurti IV

09:02
Ministri i VLEN’it për ish-krerët e UÇK’së: Më 16 shtator s’duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet, do të flasë gjykata

Ministri i VLEN’it për ish-krerët e UÇK’së: Më 16 shtator s’duhet të gjykojë rruga, politika apo emocionet, do të flasë gjykata

14:28
Pas PDK-së, as Aleanca nuk merr pjesë në seancën për formimin e Qeverisë

Pas PDK-së, as Aleanca nuk merr pjesë në seancën për formimin e Qeverisë

14:08
Gruda: Askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet, VV nuk mund t’ia marrë PDK-së të drejtën kushtetuese

Gruda: Askush nuk mund të përfitojë nga shkelja e vet, VV nuk mund t’ia marrë PDK-së të drejtën kushtetuese

13:27

Më shumë nga Lajme

  • 15:25Policia me urdhër operativ për 16 shtatorin
  • 15:16E turpshme: Ish-polici serb e fyen Daut Haradinajn, tre shqiptarë e pëlqejnë komentin fyes
  • 15:10Ferizaj vendos baner të madh në mbështetje të komandantëve të UÇK-së
  • 15:06“Ngjarje tektonike” – Reuters për verdiktin që pritet ndaj Thaçit në Hagë
  • 15:05Zbulime të reja arkeologjike në Bostan të Novobërdës, gjurmë nga periudha e Mbretërisë Dardane