Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

​Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë

GD
Gazeta Demos25 nëntor 2026 në 19:04
​Nga ofendimet te përplasja fizike, PDK-ja paralajmëron denoncim në polici pas tensioneve në Mitrovicë

Një përplasje fizike ka ndodhur sot në korridorin e Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Jugut, mes asamblistit të PDK-së, Artan Berisha, dhe shoferit të kryetarit të komunës, Faton Peci, Mon Neziri.

Shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Shkëlqim Ibrahimi, tha se konflikti erdhi pas ofendimeve që, sipas tij, drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Gazmend Hyseni, ua kishte drejtuar përfaqësuesve të kësaj partie.

“Ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike në Kuvendin Komunal të Mitrovicës sot kemi vendosur me lëshua seancën, në shenjë revolte të gjuhës jo parlamentare, jo zyrtare, të cilën e kemi paralajmëruar edhe seancën e kalume. Kjo ka qenë arsyeja pse kemi lëshu seancën, ku në vazhdimësi qoftë prej kryetarit, qoftë prej drejtorëve të caktuar, jo të gjithëve, përdoren terma fyes dhe jo zyrtarë, saqë sot kulminacionin ke që patë edhe konfrontim verbal. Besoj që jeni kan të pranishëm edhe ju media, e keni pa domethënë gjatë një diskutimi verbal thjesht kemi pranuar ofendime të mëdha nga drejtori i Kulturës, Rinisë, Sportit, zoti Gazmend Hyseni. Dhe si rezultat i saj, asambleisti Artan Berisha duke dalë është atakuar dhe është tentuar të ndalet nga shoferi i Faton Pecit, zoti Mon Neziri. Dhe pas asaj, domethënë ka qenë rrjedhoja siç e keni pa dhe e keni të dokumentuar në inçizimet e juaja, ku ka shpërthyer konflikti. Vetëm po du me ju rikujtu që në të kaluarën, katër vjet në qeverisjen Hamza, në asnjë rast nuk ka pas të pranishëm zyrtarë të sigurimit sepse nuk ka pas nevojë të ndihen të pasigurt dhe janë trajtuar realisht si me qenë pjesë e jonë e të gjithë asamblesë, sepse edhe kuvendi është vetë pjesë e asamblesë”- tha Ibrahimi.

Ai paralajmëroi se rastin do ta paraqesin në polici.

Kështu që, ne si grup parlamentar i Partisë Demokratike sot në shenjë revolte e lëshojmë seancën dhe nuk vazhdojmë tutje derisa të sigurohen kushte normale për mbarëvajtjen e seancës. Po ashtu po dëshiroj t’ju tregoj që ne do të procedojmë tutje në polici për të denoncuar rastin që një asambleist, që realisht kuvendi është shtëpia e tij dhe është votuar për atë, është sulmuar nga një shofer i kryetarit Faton Peci. Reagimet tona kanë qenë pas pasi që drejtori i Kulturës, Rinisë, Sportit na ka quajt haajna dhe të pafytyrë dhe gjoja që ka prezantu dokumentacion faktik që ka prej të së kaluarës. Ne kemi bërë thirrje që gjithmonë çdo gjë që të kenë fakte le të dorëzohen në prokurori, dhe normal që edhe ne jemi njerëz dhe reagojmë kur ne domethënë tentojmë gjithmonë të veprojmë dhe të kontribuojmë për komunitetin dhe të quhemi pa asnjë fakt hojna dhe të pafytyrë”- deklaroi Ibrahimi.

Ndërkaq, asamblisti Artan Berisha tha se ishte sulmuar gjatë daljes nga salla.

“Sot gjatë një debati me drejtorin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i cili na ofendoi dhe na tha të pafytyrë. Në aspektin njerëzor normal që reagova, e lëshova sallën. Gjatë lëshimit të sallës, sigurimi i Faton Pecit ndërhyri dhe realisht më sulmoi. Më pas, ju e keni xhirimin dhe e keni pa se çfarë ka ndodh tutje dhe mendoj se kjo gjuhë nuk na duhet as atyre, as neve”- tha Berisha.

KosovaPress ka kontaktuar edhe drejtorin e DKRS-së, Gazmend Asllani, për një përgjigje lidhur me ngjarjen, por deri në publikimin e lajmit nuk ka marrë përgjigje.

fizikekemiofendimet

Të ngjashme

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë, duke kritikuar institucionet e Kosovës dhe sjelljen e EULEX-it.  Haradinaj ka thënë se mënyra se si është trajtuar vizita e Krasniqit tregon, sipas tij, mungesën e pushtetit dhe autoritetit të institucioneve të Kosovës.  “Vizita e bacës Jakup, sjellja e EULEX-it tregoi që na s’kemi qeveri, na s’kemi pushtet, na s’kemi polici, na s’kemi gjykatë, na s’kemi kryeministër, na s’kemi ministër të Punëve të Brendshme”, ka deklaruar Haradinaj.  Ai ka shprehur dëshirën që 28 Nëntorin e ardhshëm ta festojnë edhe me ish-krerët e UÇK-së që vazhdojnë të mbahen në Hagë.  “Uroj që 28 Nëntorët tjerë t’i presim bashkë me çlirimtarët që janë të burgosur atje”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj: Ne s'kemi Qeveri, as kryeministër, as polici"

17:45

Më shumë nga Lajme

  • 19:35Presidentja pret Grupin e Grave Deputete, diskutojnë për rolin, fuqizimin dhe rritjen e përfaqësimit
  • 19:28“Prej 250 mijë eurove, unë do t’i merrja 10 mijë”, dëshmia e Endrit Azemit
  • 19:26Hapet për qarkullim segmenti prej 1.5 kilometërsh i rrugës “Jim Xhema” – Rruga A
  • 19:21Asamblisti i PDK-së që u përfshi në incident tregon se si ndodhi ngjarja: Persona të tjerë u vërsulën pas meje...
  • 19:07Pacolli: Nis transformimi i ujërave në Kosovë