Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Gjykata merr vendim: Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

GD
Gazeta Demos1 tetor 2026 në 10:00
Gjykata merr vendim: Arbër Havolli dënohet me 20 vjet burgim për vrasjen në Llapashticë të Podujevës

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim unik prej 20 vjet burgim Arbër Havollin për vrasjen e 6 shtatorit 2025 në Llapashticë të Epërme në Podujevë.

Aktgjykimi u shpall të enjten nga kryetari i trupit gjykues Alban Ajvazi dhe anëtarët Adnan Kamberi dhe Gëzim Ademi.

Për veprën penale “Vrasje” i akuzuari u dënua me 19 vjet burgim. Kurse, për armëmbajtje pa leje u dënua me 2 vjet burgim. Ndaj tij, Gjykata shpalli dënim unik me 20 vjet burgim.

Në dënimin me burgim, të akuzuarit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim.

I akuzuari obligohet t’i paguajë edhe shpenzimet e procedurës penale dhe atë 150 euro për paushallin gjyqësor dhe 50 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Ndaj këtij vendimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh pas pranimit të aktgjykimit.

Prezent në shpallje ishte vetëm avokati i të akuzuarit Havolli, Bekim Sfishta.

Ndryshe, më 9 shtator 2025, përmes publikimit të fotografisë, Policia e kishte shpallur në kërkim Havollin si të dyshuar për vrasjen e ndodhur më 6 shtator 2025 pasi ndodhej në arrati. Ai u arrestua më 23 tetor 2025.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë të ngritur më 23 prill 2026, Arbër Havolli akuzohej se më 6 shtator 2025 rreth orës 19:30 në rrugën “Hysen Havolli” në fshatin Llapashticë e Epërme, Komuna e Podujevës, me dashje që të privojë nga jeta tani të ndjerin B.S., derisa viktima ishte në veturën e tij skaj të rrugës, saktësisht përballë marketit “Havolli”, i pandehuri fillimisht afrohet dhe bisedon, më pas shtie 9 herë me armë në drejtim të tani ndjerit, me ç’rast të njëjtin e privon nga jeta.

Me këtë, i pandehuri Havolli akuzohej se ka kryer veprën penale “Vrasje” nga neni 172 të Kodit Penal.

Në pikën e dytë të aktakuzës thuhet se me datë dhe kohë sikur në pikën 1 të dispozitivit të kësaj aktakuze, e deri më 23 tetor 2025, i pandehuri në kundërshtim me Ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi, kontroll dhe posedim të pautorizuar armë të zjarrit prodhim turk, një karikator me 13 fishekë, të cilat gjatë kontrollit të Policisë janë gjetur dhe janë konfiskuar.

Me këtë, i pandehuri akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” nga neni 366, par. 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

gjykatamerrvendim

Të ngjashme

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

10:58
Pacolli: Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi padinë time ndaj Faton Pecit, do të ma kompensojë dëmin

Pacolli: Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi padinë time ndaj Faton Pecit, do të ma kompensojë dëmin

14:00
Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit

13:44

Më shumë nga Lajme

  • 12:04Mbyllet për publikun seanca ndaj Pantiq dhe Zariq, do të dëgjohet një dëshmitar anonim
  • 11:41Ramadani: Për presidentin s’ka më diskutim për përmbajtjen, gjithçka është kthyer në “fotografi”
  • 11:34“Liria ka Emër” thërret qytetarët në protestën e sotme: “Bac s’u kry!”
  • 11:32Ronaldos i merret numri 7 te Portugalia, ja kush e merr fanellën e tij
  • 11:18Prizreni voton unanimisht Deklaratën për aktgjykimin ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së