Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Pacolli: Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi padinë time ndaj Faton Pecit, do të ma kompensojë dëmin

GD
Gazeta Demos30 shtator 2026 në 14:00
Pacolli: Gjykata Themelore në Prishtinë aprovoi padinë time ndaj Faton Pecit, do të ma kompensojë dëmin

Behgjet Pacolli ka bërë të ditur se ka pranuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë në rastin e tij gjyqësor ndaj Faton Pecit.

Sipas Pacollit, gjykata ka aprovuar padinë e tij dhe ka obliguar Pecin që ta kompensojë për dëmin jomaterial të shkaktuar, lidhur me deklaratat që, sipas padisë, janë bërë ndaj tij në rrjetet sociale dhe në disa emisione televizive gjatë nëntorit 2024.

Pacolli ka thënë se për të rasti nuk ka qenë çështje financiare, por lidhet me të vërtetën, dinjitetin dhe përgjegjësinë për deklaratat publike.

“Kritika është pjesë e jetës publike dhe duhet pranuar. Por shpifja dhe fyerja janë diçka tjetër”, ka deklaruar Pacolli.

Ai ka theksuar se, pavarësisht pozitës apo funksionit të një personi, hapësira publike nuk duhet të konsiderohet si mundësi për cenimin e reputacionit dhe dinjitetit të të tjerëve.

Pacolli ka thënë se kishte zgjedhur që ndaj deklaratave shpifëse dhe fyese të përgjigjej përmes institucioneve dhe rrugës ligjore.

“Do të vazhdoj të mbroj emrin dhe dinjitetin tim me fakte dhe përmes institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka përfunduar ai.

pacollindajgjykata

Të ngjashme

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit

Kushtetuesja “udhëzon” deputetët: Jepjani popullit një President përfaqësues e simbol të unitetit

13:44
Pa mëshirë drejt fitores, Shqipëria dominon totalisht ndaj San Marinos

Pa mëshirë drejt fitores, Shqipëria dominon totalisht ndaj San Marinos

22:43
A është normal ky djal, Yamali shënon të tretën për Spanjën ndaj Kroacisë

A është normal ky djal, Yamali shënon të tretën për Spanjën ndaj Kroacisë

22:26
Manaaaj, Shqipëria shënon edhe golin e tretë ndaj San Marinos

Manaaaj, Shqipëria shënon edhe golin e tretë ndaj San Marinos

22:03

Më shumë nga Lajme

  • 15:10Kurti tha se Bekim Sejdiu është ende kandidat, Hoti: Ai është tërhequr, si mund të thirresh në marrëveshje
  • 15:00Byroja për pasurinë e pajustifikueshme dhe 5 ligje të tjera kalojnë në Komision, Gërvalla: Reforma në drejtësi do të bëhet realitet
  • 14:45“Liria Ka Emër” fton qytetarët në protestën e 1 tetorit: Të bashkuar kundër padrejtësisë
  • 14:43“Më i dëmshëm se Dick Marty”, Greiçevci akuzon Williamsonin për gënjeshtra: Duhet të tregojë a mashtroi vetë apo e nxiti dikush tjetër
  • 14:42Komuna e Ferizajt miraton buxhetin mbi 56 milionë euro për 2027, mbi 15 milionë euro për investime kapitale – LDK dhe VV lëshojnë sallën