Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Grabitet tyta e mitralozit Gulinov nga kroi i Hysen Gegës në Bjeshkët e Dellocit, familja kërkon kthimin e saj

GD
Gazeta Demos3 nëntor 2026 në 21:06
Grabitet tyta e mitralozit Gulinov nga kroi i Hysen Gegës në Bjeshkët e Budakovës, familja kërkon kthimin e saj

Familja e Hysen Gegës ka bërë thirrje publike për kthimin e tytës së mitralozit Gulinov 12,7 mm, e cila, sipas tyre, është prerë dhe marrë para pak ditësh nga kroi i ndërtuar në Bjeshkët e Dellocit.

Në një kërkesë publike, të publikuar në emër të familjes, Ylber Gegaj ka shprehur keqardhje për këtë veprim, duke theksuar se tyta nuk përfaqëson thjesht një pjesë metali, por një histori të rëndësishme të luftës dhe një simbol të humanizmit.

Sipas rrëfimit të familjes, Hysen Gega e kishte marrë këtë armë nga komandanti i UÇK-së, Maliq Ndreca, i njohur si Komandant Mala, gjatë muajit korrik të vitit 1998, në vijën e frontit në Carrabreg të Deçanit.

Shkrimi:

KUSH E GRABITI TYTËN E GULINOVIT NGA KROI I HYSEN GEGËS?

KËRKESË NË EMËR TË FAMILJES SË HYSEN GEGËS

Për habinë dhe keqardhjen tonë të madhe, para pak ditësh, dikush e ka prerë dhe e ka marrë tytën e Gulinovit nga kroi.

Si familjarë të Hysen Gegës, nuk duam të besojmë se ky veprim mund të ketë pasur ndonjë arsye tjetër, përveç dëshirës për ta pasur atë si një trofe lufte.

Për ne, ajo nuk është thjesht një copë metali.

Ajo përfaqëson një histori të tërë, një rrugëtim të vështirë, kujtime lufte dhe, mbi të gjitha, një ide humaniste që babai ynë, Hysen Gega, e kishte vënë në shërbim të të gjithëve.

Prandaj, në emër të familjes dhe nga thellësia e shpirtit, i bëjmë thirrje personit që e ka marrë këtë tytë, ta kthejë aty ku ka qenë.

Ajo nuk ka vlerë vetëm për familjen tonë, por mbart një vlerë të madhe historike, emocionale dhe simbolike.

Ajo nuk na përket vetëm neve. Po të ishte ndryshe, bacaloku do ta kishte vendosur në mes të oborrit të tij dhe do ta kishte ruajtur vetëm për familjen.

Por ai zgjodhi që këtë pjesë të historisë ta ndante me të gjithë, sepse besonte se ajo i përkiste së ardhmes, brezave që do të vijnë dhe kujtesës sonë historike.

Nuk po kërkojmë asgjë më shumë sesa kthimin e një pjese të historisë sonë familjare dhe kombëtare. Kërkojmë kthimin e një simboli që baba Hysen e kishte shndërruar nga një kujtim i luftës në një vepër në shërbim të njerëzve.

Sepse armën që dikur vjellte zjarr për liri, bacaloku ynë e ktheu në një burim që jepte ujë për jetë.

Kjo është trashëgimia që duam ta ruajmë.

Jemi shumë të bindur se personi apo personat që e kanë marrë këtë tytë nuk e kanë njohur historinë dhe vlerën e saj të veçantë. Besojmë se, po ta kishin ditur domethënien e saj historike, nuk do ta kishin marrë.

Prandaj, u bëjmë thirrje edhe një herë atyre që e kanë marrë, ta kthejnë në vendin e saj.

Njëkohësisht, u bëjmë thirrje të gjithë atyre që kanë njohuri apo informacione rreth kësaj copëze të historisë sonë, të na ndihmojnë në gjetjen dhe kthimin e saj.

Sepse historia nuk ruhet duke marrë simbolet e saj, por duke i respektuar dhe duke ua përcjellë brezave që vijnë.

Le të mbetet ky krua ashtu siç e kishte menduar dhe ndërtuar baba Hysen: një vend ku kujtesa e luftës takohet me jetën, ku simboli i lirisë shërben për të mirën e njerëzve dhe ku çdo pikë uji na kujton sakrificën për liri.

Në emër të familjes së Hysen Gegës,

Me respekt dhe shpresë,

Ylber Gegaj

3 nëntor 2026

Një mesazh që meriton të mbetet në kujtesë:

“Në kohë lufte, tyta e armës shërbeu për mbrojtjen e lirisë; në kohë paqeje, ajo u bë burim uji për njerëzit. Ky ishte vizioni i bacalokut tonë, Hysen Gegës: ta kthente kujtimin e luftës në një vepër humanizmi.”

Gjatë muajit korrik të vitit 1998, baba Hysen ndodhej në Zonën Operative të Dukagjinit, saktësisht në vijën e frontit në Carrabreg të Deçanit.

Ai rrëfente se aty kishte takuar një nga luftëtarët e shquar të UÇK-së, komandant Maliq Ndrecën, i njohur si Komandant Mala, i cili është edhe mik i familjes sonë.

Pikërisht prej tij mori dhe solli në Bjeshkët e Budakovës armën e parë kundërajrore dhe kundër mjeteve të blinduara, mitralozin Gulinov 12,7 mm, të cilin ia kishte dhënë Komandant Mala.

Bacaloku tregonte se ardhja e Gulinovit në Bjeshkët e Budakovës ishte një gëzim i paparë, jo vetëm për të, por edhe për të gjithë luftëtarët e lirisë.

Kjo armë shërbeu nga korriku i vitit 1998 deri në ditën e fundit të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, saktësisht në Zonën Operative të Pashtrikut, Brigada 123, Batalioni II, te vendi i njohur si “Guri i Shkrum”, apo siç e quanin ushtarët, “Pika e Hysen Gegës”.

Me këtë armë ka luftuar edhe bacaloku ynë, krah për krah me ushtarët e kësaj pike.

NGA KUJTESA E LUFTËS NË SHËRBIM TË JETËS

Pas përfundimit të luftës dhe transformimit të UÇK-së në Trupat Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të procesit të demilitarizimit, u bë dorëzimi i armatimit.

Bacaloku, duke ruajtur një nostalgji të veçantë për Gulinovin 12,7 mm, armën që dikur kishte vjellë zjarr për çlirimin dhe lirinë e vendit, vendosi ta ruante tytën rezervë të tij dhe t’i jepte një mision krejtësisht tjetër.

Ai mori një vendim me domethënie të veçantë: tytën që dikur kishte shërbyer në kohë lufte, ta kthente në një burim uji, në shërbim të jetës dhe paqes.

Këtë projekt e realizoi pothuajse menjëherë pas luftës, saktësisht më 27 gusht 1999, në Bjeshkët e Dollocit, në pronën e tij private.

Aty ndërtoi një krua dhe vendosi dy tyta për rrjedhjen e ujit. Njëra prej tyre ishte tyta rezervë e mitralozit Gulinov 12,7 mm, ndërsa tjetra ishte tyta e armës M48.

Duhet theksuar se me këtë veprim bacaloku dëshmoi një vizion të veçantë human dhe largpamës.

Edhe pse kroi ndodhej në pronën e tij private, kur vendosi rrethojat e pronës, ai e la kroin jashtë tyre, pranë rrugës. (Shih fotografitë para dhe pas rrethimit të pronës.)

Këtë e bëri sepse, sipas vizionit të tij, ai krua nuk i përkiste më vetëm atij apo familjes së tij, por gjithë shoqërisë dhe, në veçanti, brezave që do të vijnë, si një pjesë e kujtesës sonë kombëtare për luftën e shenjtë të UÇK-së.

Prandaj, ai e la kroin të hapur dhe të qasshëm për të gjithë.

Dëshira e tij ishte që kalimtarët, blegtorët, vizitorët dhe të gjithë ata që kalonin pranë asaj zone të kishin mundësi të ndaleshin, të pinin ujë të freskët dhe të çlodheshin, duke shijuar bukuritë e natyrës së asaj ane.

Për gjithë këto vite, kjo vepër e veçantë e bacalokut tonë është vlerësuar nga të gjithë ata që kanë pasur rastin ta vizitojnë dhe të pinë ujë në atë krua.

Madje, edhe vizitorë të huaj e kanë vizituar këtë burim, duke mbetur të mahnitur nga ideja, simbolika dhe qëllimi i tij.

hysengegëskroi

Më shumë nga Lajme

  • 22:21“Rrehe ku s’i shihen shenjat” – Rrëfimi i gruas që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit
  • 22:02Remi: Jam takuar me Sveçlën dhe të tjerët gjatë protestave
  • 21:53Costa: E ardhmja e Ballkanit është në BE, Kosova mund të përshpejtojë reformat
  • 21:46Haxhiu: Serbia duhet të mbajë përgjegjësi për krimet e kryera
  • 21:42Hoxhaj, në Konferencën e Sigurisë në Berlin: BE-ja duhet të ketë rol më të fuqishëm në Ballkan, edhe në siguri