Adem Grabovci, së bashku me Azem Sylën, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë.
Grabovci ka thënë se familjet e ish-krerëve të UÇK-së gjatë vizitës kanë dëshmuar, sipas tij, “forcë, dinjitet dhe qëndresë të jashtëzakonshme”.
Postimi:
Me Azem Sylën, vizituam familjet e krerëve të UÇK-së, të cilët këto ditë u përballën me një vendim të padrejtë, të papranueshëm e të pambështetur në fakte.
Lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare. Historia nuk mund të ndryshohet dhe sakrifica e popullit të Kosovës për liri e pavarësi nuk mund të zhbëhet.
Familjet Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, gjatë vizitës sonë, dëshmuan forcë, dinjitet dhe qëndresë të jashtëzakonshme përballë kësaj sfide. Jo veq në këto momente, por me këto familje, ishim bashkë në të kaluarën jemi bashkë sot dhe gjithmonë do të jemi bashkë.
Hashimi, Kadriu, Baci, Jakupi e Rexha janë çlirimtarë dhe kështu do të mbeten në kujtesën e popullit tonë.
Liria e Kosovës është e shkruar me sakrificë, gjak dhe qëndresë. 🇽🇰

