Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Perparim Gruda, ka njoftuar se prej nesër do të nisë procedurat ligjore kundër të gjithë atyre që kanë shpërndarë gënjeshtra për familjen e tij.
Në Debat Plus, Gruda ka reaguar ndaj informacionit të rremë që ka qarkulluar në rrjete sociale.
“Ka qenë një gënjeshtër që ka qarkulluar në rrjete sociale, siç duket edhe Ramabaja ka rënë pre e asaj gënjeshtre, të cilën e kam parë disa herë por nuk jam marrë. Të gjithë ata që e kanë përdorur atë gënjeshtër unë do t’i padisë me radhë, kështu po i njoftojë çdo kë që e ka përdorur do t’i padisë me radhë të gjithë”, ka deklaruar Gruda.
Ai ka sqaruar gjithashtu historikun e familjes së tij.
