Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haga merr vendim për vizitat e Hashim Thaçit

GD
Gazeta Demos24 shtator 2026 në 11:20
Haga merr vendim për vizitat e Hashim Thaçit

Gjyqtari Christopher Gosnell, më 21 shtator ka marrë vendim për ndryshimin e kufizimeve për vizita tek ish-presidenti, Hashim Thaçi në qendrën e paraburgimit në Hagë, lidhur me rastin e dytë ku Thaçi akuzohet për tentim-pengimi të drejtësisë.

Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndalimi i vizitave vazhdon të jetë në fuqi në lidhje me katër persona, ndërsa ndalimi për vizitorët e tjerë të specifikuar hiqet me efekt të menjëhershëm.

“Vizitat e tyre do të mbikëqyren në mënyrë aktive”, thuhet në njoftim.

Gjykatësi konstatoi, ndër të tjera, se ecuria e procesit ka pakësuar ndjeshëm, në mos ka eliminuar plotësisht, rrezikun e ndikimit të dëshmitarëve në këtë çështje gjyqësore.

“Sidoqoftë, ai konstatoi se vazhdimi i ndalimit të vizitave nga katër individë mbetet proporcional dhe i domosdoshëm për ruajtjen e integritetin e procesit. Kufizimet do të rishikohen përsëri në dhjetor 2026”.

“Në një vendim tjetër lidhur me paraburgimin në çështjen tjetër gjyqësore Thaçi dhe të tjerët, që u lëshua më 16 shtator, Trupi Gjykues II pezulloi përkohësisht kufizimin e numrit të vizitave jo të privilegjuara personale të Thaçit, Veselit dhe Selimit për periudhën nga 16 deri 21 shtator 2026, duke e autorizuar Administratoren të planifikonte vizita shtesë gjatë asaj periudhe”, u tha mes tjerash në njoftim.

hagamerrvendim

Më shumë nga Lajme

  • 12:15Sveçla: Fitorja në veri u arrit falë sakrificës së Afrim Bunjakut dhe qindra policëve të tjerë
  • 12:07Vendoset gurthemeli i obeliskut të Heroit, Afrim Bunjaku
  • 12:05Kundër Speciales, të rinj e të moshuar protestojnë në Klinë
  • 12:05PDK përkujton Afrim Bunjakun: Sakrifica e tij, dëshmi e guximit dhe dashurisë për atdheun
  • 12:04Policia ndalon një automjet me targa serbe në Leposaviq, gjenden cigare të kontrabanduara