Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hajdarit për fermerët e Drenasit: Subvencionim i qumështit për 5 cent në litër, përgjysmim i taksave dhe rritje 100% e buxhetit për bujqësinë

GD
Gazeta Demos7 tetor 2025 në 22:01
Hajdarit për fermerët e Drenasit: Subvencionim i qumështit për 5 cent në litër, përgjysmim i taksave dhe rritje 100% e buxhetit për bujqësinë

Kandidati për kryetar të Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, bashkë me Kryetarin e Fermerëve, Alban Brahimi, zhvilloi sot takime me disa prej fermerëve më të dalluar të komunës, ndër ta Sadri Krasniqin në Negroc, Elmi Sopin në Llapushnik, Halil Bajrën në Nekoc nga ferma “Vëllezërit Bajra”, si dhe Altin e Alban Krasniqin.

Hajdari vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre, duke theksuar se këta njerëz janë “forcë e pazëvendësueshme zhvillimore”, por që nuk kanë ndjerë asnjëherë mbështetjen e duhur nga komuna.

Ai prezantoi disa nga pikat kryesore të programit të tij për përkrahjen e bujqve dhe fermerëve: • Përgjysmimin e taksës komunale për bizneset me synim heqjen e saj të plotë; • Subvencionimin e qumështit me 5 cent për litër, me planin që kjo shumë të rritet në 10 cent vitet e ardhshme; • Rritjen e buxhetit për bujqësinë me 100%.

“Koha kur komuna i ka harruar bujqit po mbaron, dhe mirë që po mbaron. Drenasin e bëjmë më mirë duke i respektuar punëtorët e zellshëm të komunës sonë të bukur,” deklaroi Hajdari.

POSTIMI:

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 16:17Përplasen dy mjete lundruese pranë Lumit të Shalës, lëndohen disa persona
  • 16:16Aksident i rëndë në Istog, tre persona të lënduar
  • 16:09KRU Prishtina paralajmëron ndërhyrje urgjente pas dëmtimit të gypit në rrugën “Toni Bler”
  • 16:09​Cilat janë kriteret dhe tiparet e një presidenti konsensual?
  • 15:4622 vjeçari që humbi jetën në aksidentin e Smrekonicës varroset sot