Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorrolli ka thënë se drafti i ri i Ligjit për Specialen i hartuar nga PDK ende nuk u është dorëzuar as partisë, LVV-së dhe as tij si kryetar i Komisionit për Legjislacion.
Qorrolli ka thënë se nisma për ligjin e ri është iniciativë e PDK-së
“Është iniciativë kryekëput e PDK-së, dhe siç u kemi thënë që nuk jemi të bindur për rrugën që po e ndiqini ashtu edhe doli. Nuk është rruga e duhur për t’i ndihmuar ata që janë në Hagë. Sot ka një tentativë të PDK-së për ta sjellë një format të ri të ligjit, të cilin deri më tani ne nuk e kemi pranuar, as si Lëvizje Vetëvendosje, por as unë si Kryetari i Komisionit për Legjislacion”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Ai ka thënë se besojnë që beteja kryesore për t’i ndihmuar ish-krerët e UÇK-së në Hagë është Apeli.



