Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti: Bashën duhet ta marrin në pyetje organet e drejtësisë: Kush e ka paguar me bo artikull të tillë

GD
Gazeta Demos29 gusht 2025 në 19:09
Haliti: Bashën duhet ta marrin në pyetje organet e drejtësisë: Kush e ka paguar me bo artikull të tillë

Anëtari i PDK-së, Xhavit Haliti ka kritikuar kryeparlamentarin e ri Dimal Basha pas publikimit të një artikulli që, sipas Halitit, është në dëm të figurës së UÇK-së dhe pjesëmarrësve të saj.

Haliti tha se nuk ishte në dijeni për ekzistencën e një artikulli të Bashës, duke thënë se organet e drejtësisë duhet ta marrin në pyetje atë.

“Pse unë nuk e kam ditur që ekziston një artikull i tillë, të paktën nga njerëzit e PDK-së në qoftë se e kanë ditur? Asnjë prej drejtuesve politik të UÇK-së nuk janë sot drejtues të institucioneve të Kosovës, Dimal Bashën duhet me e marrë në pyetje organet e drejtësisë në Kosovë, në votimin e krye parlamentarit janë bashkuar të gjithë ata që nuk kanë lidhje me UÇK-në, më vjen keq për disa që kanë qenë pjesë e UÇK-së dhe kanë votuar”, tha Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Më tej, ai shtoi se në votimin për kryeparlamentarin janë bashkuar të gjithë ata që nuk kanë lidhje me UÇK-në, duke shprehur keqardhje për disa ish-pjesëtarë të saj që, sipas tij, kanë votuar gabimisht.

Derisa, ai kërkoi nga Kurti që ta shkarkojë Bashën nëse ky i fundit nuk jep dorëheqje, duke e akuzuar për shërbim ndaj agjendave të huaja.

“Unë besoj që ai nuk do të jap dorëheqje atë duhet ta shkarkoj kryeministri në qoftëse duhet sepse ata e kanë zgjedhur deputetët e parlamentit. Kushtetuta dhe vendi ynë nuk duhet me pranua bedel të tillë të shërbimit të ndryshme të huaja të cilët punojnë për ta. Unë edhe sot edhe në të ardhmen kam me kërkua llogari: kush e ka paguar Dimal Bashën me bë artikull të tillë kundër UÇK-së?”, përfundoi Haliti.

Më shumë nga Lajme

  • 15:19Aksion i përbashkët i Doganës dhe Policisë – parandalohen dy raste të kontrabandimit të mallrave
  • 14:47Situata e zjarreve në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 9 vatra ende aktive – vijon operacioni për shuarjen e flakëve
  • 14:44Dehari u bën thirrje partive: Konstituimi i Kuvendit pa marrëveshje për Presidentin nënkupton zgjedhje
  • 14:43Ftesa e Haxhiut për takim, Ismaili: Manipulim i radhës, PDK nuk do të marrë pjesë
  • 14:19Ismaili: PDK-ja i dërgon sërish letër Deharit për vazhdimin e seancës më 16 gusht