Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haliti: Presidenti duhet të bëhet me ujdi të pozitës dhe opozitës

GD
Gazeta Demos9 prill 2026 në 00:03
Haliti: Presidenti duhet të bëhet me ujdi të pozitës dhe opozitës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje mes pozitës dhe opozitës.

Ai theksoi se, nëse VV është e interesuar për koalicion, atëherë mund të diskutojnë emra, por përndryshe nuk ka interes të madh për t’u takuar, sipas tij vetëm për të dal para medieve.

Haliti shtoi se, nëse Kurti nuk është i gatshëm të arrijë marrëveshje për Presidentin, mund të çojë vendin në zgjedhje të reja, por ai beson se zgjedhja e presidentit duhet të përfaqësojë të gjithë spektrin politik të Kosovës.

“Kërkesa ka qenë e diskutuar edhe në parti edhe në grupin parlamentar, kështu që ajo është një kërkesë e jona që duhet me u shqyrtu. Nëse VV është e interesuar për me kthy në koalicion, atëherë hyjmë dhe diskutojmë emra, nëse jo, besoj se sa për t’u takuar dhe për të dal para medieve, nuk është ndonjë interes i madh…

“Mendoj që Kurti me desht e bën zgjedhjen e presidentit, mos me desht e çon vendin në zgjedhje të reja, nuk besoj që partitë PDK e LDK që janë të interesuara që me çdo kusht me shku vendi në zgjedhje, por e kam mendimin që presidenti duhet të dal nga një tryezë mes pozitës dhe opozitës, që e përfaqëson krejt spektrin politik të Kosovës. Me gjetë një figurë të tillë nuk është e lehtë…”, tha Haliti në “Edicionin Special” në Klan Kosovës

PDK

Më shumë nga Lajme

  • 23:45Afati po afron, Spahiu: Vështirë të arrihet marrëveshje për presidentin
  • 22:56Nesër në ora 10:00 Kurti mbledh Qeverinë, s’ka rend dite në njoftim
  • 22:44Ergys Agasi mohon takimet me Vlora Hysenin, avokati Haxhia flet në emër të të akuzuarit nga SPAK
  • 22:35Aksident mes dy motoçikletave në Prishtinë, tre persona të lënduar
  • 22:35Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun