Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza: Me Kurtin jam takuar para dy ditësh, besoj që presidentja do ta dekretojë Ligjin për Specialen

GD
Gazeta Demos15 tetor 2026 në 11:18
Hamza: Me Kurtin jam takuar para dy ditësh, besoj që presidentja do ta dekretojë Ligjin për Specialen

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka njoftuar se para dy ditësh ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Temë e diskutimit, sipas tij, ka qenë çështja e mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, duke thënë se dje është themeluar edhe grupi punues për hartimin e një strategjie shtetërore për apelin.

“Unë dhe kryeministri Albin Kurti jemi takuar para dy ditësh, për çka edhe e falënderoj. Dje është formuar grup punues për strategji shtetërore për apelin ndaj katërshes së UÇK-së”, ka thënë Hamza në foltoren e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka deklaruar se procesi gjyqësor në Hagë prek themelet e shtetit të Kosovës, duke kërkuar që të respektohet sovraniteti i Kuvendit dhe duke i cilësuar të papranueshme ndërhyrjet dhe presionet ndaj ushtrimit të mandatit të tij.

Hamza ka shtuar se Kuvendi ka ndërmarrë hapa përmes miratimit të një rezolute dhe një ligji që, sipas tij, synon të garantojë drejtësi dhe pavarësi nga ndikimi i palëve.

Ai është shprehur se edhe Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të drejtën e Kuvendit për të kufizuar juridiksionin e Dhomave të Specializuara përmes ligjit, duke kërkuar që të mos ketë presion ndaj Kuvendit në ushtrimin e kompetencave të tij.

“Të nderuar kolegë, besoj se sot jemi në ditën e fundit të afatit ligjor të Kuvendit për ta proceduar këtë ligj të Presidentja për dekretim. Po ashtu, besoj shumë se edhe presidentja do ta dekretoj atë”, ka thënë ai.

hamzaditëshbesoj

Më shumë nga Lajme

  • 12:09Dënohet me 22 vjet burgim burri që vrau fqinjin në Klinë
  • 12:07I kërkuar ndërkombëtarisht, ekstradohet nga Italia në Kosovë
  • 11:47“Është dashur ta ruani kontributin pas luftës”, “faleminderit për ligjëratën” – replikat Hoti-Kadrijaj në Kuvend
  • 11:35Kadrijaj i dhuron Kurtit fotografinë me Ernest Lumën: Shokun e lëvizjes studentore e ke larguar nga punë, turp
  • 11:30Kurti tregon detyrat e grupit punues për strategjinë shtetërore në mbështetje të Apelit për ish-krerët e UÇK-së