Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën, PDK do t’i mbrojë institucionet e Republikës

GD
Gazeta Demos1 shtator 2026 në 16:36
Hamza pret ambasadorin Rudolph: Askush nuk mund ta vendosë vullnetin politik mbi Kushtetutën, PDK do t’i mbrojë institucionet e Republikës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet politike në vend, krizën institucionale dhe sfidat me të cilat po përballet Kosova.Në takim u diskutua për nevojën e konstituimit të Kuvendit sa më parë, respektimin e rendit kushtetues dhe sundimin e ligjit, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Kryetari Hamza theksoi se funksionimi i shtetit dhe respektimi i Kushtetutës nuk mund të jenë çështje të vullnetit politik të një partie apo të një individi, por janë detyrim institucional dhe themel i demokracisë. Ai ndau me ambasadorin gjerman shqetësimin për precedentin e krijuar me refuzimin e partisë që ka dalë e para në zgjedhje për të vepruar në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.Kryetari Hamza rikonfirmoi vendosmërinë e PDK-së për të përdorur të gjitha mjetet demokratike dhe institucionale në mbrojtje të Kushtetutës, institucioneve të Republikës dhe interesit të qytetarëve.

Ai theksoi se PDK-ja mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një Kosove demokratike, funksionale dhe ekonomikisht të zhvilluar, të integruar në strukturat euroatlantike dhe të lidhur ngushtë me aleatët e saj strategjikë.

hamzaambasadorinrudolph

Të ngjashme

Paçarizi: Hamza është profil prej burokrati, s’mund të funksionojë në situata të jashtëzakonshme

Paçarizi: Hamza është profil prej burokrati, s’mund të funksionojë në situata të jashtëzakonshme

21:53
Balaj: As Hamza as Krasniqi s’janë dorëhequr për shkak të rezultateve zgjedhore

Balaj: As Hamza as Krasniqi s’janë dorëhequr për shkak të rezultateve zgjedhore

21:46
Cili do të jetë tash roli i tij në PDK, flet Bedri Hamza

Cili do të jetë tash roli i tij në PDK, flet Bedri Hamza

15:10
Hamza: S’po largohem nga partia, s’e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr

Hamza: S’po largohem nga partia, s’e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr

14:49

Më shumë nga Lajme

  • 17:23Kurti: Krimineli Radoiçiq bredh i lirë në publik dhe mbrohet nga Serbia
  • 17:19Sveçla takon shefin e Karabinierëve, flasin për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës
  • 17:15PDK i kërkon Presidentes ta kthejë në Kuvend ligjin për Dhomat e Specializuara: Nuk heqim dorë nga hyrja e tij në fuqi
  • 16:56Presidentja e kthen Ligjin për Specialen në Kuvend, me kërkesë të PDK-së
  • 16:48FSK realizon ushtrimin ndërinstitucional “Digital Siege 2026” për forcimin e sigurisë kibernetike