Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, është takuar të hënën me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel.
Në takim është diskutuar për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, reformat e nevojshme, si dhe rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit dhe sigurimit të prosperitetit për qytetarët.
Sipas njoftimit të BE-së, palët kanë shkëmbyer pikëpamje mbi nevojën që integrimi evropian i Kosovës dhe reformat përkatëse të kenë prioritet.




