Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Hapja e Urës së Ibrit, Guerot: Duhet të diskutohet me të gjithë hisedarët

GD
Gazeta Demos29 gusht 2026 në 18:18
Hapja e Urës së Ibrit, Guerot: Duhet të diskutohet me të gjithë hisedarët

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka folur për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit për qarkullimin e automjeteve, duke theksuar nevojën që çdo vendim për këtë çështje të merret pas konsultimit me të gjithë hisedarët relevantë.

Në një intervistë ekskluzive në emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova në përfundim të mandatit të tij, Guerot tha se ura aktualisht është e hapur për këmbësorët dhe se ajo tashmë përdoret nga qytetarët.

Ura është e hapur për këmbësorët, unë e kam kaluar urën shumë shpesh dhe më kujtohet festivali në Mitrovicë vitin e kaluar, kishte familje që shkonin nëpër urë me karroca të fëmijëve, pra fatmirësisht nuk është se ç'ka qenë në të kaluarën, ura veçse është e hapur për këmbësorë. Pyetja nëse duhet të hapet për automjete, duhet të diskutohet me hisedarët relevantë. Nuk është që kjo urë ka qenë në mes të asgjëkundit, por ka njerëz që jetojnë përreth, ka zyrtarë të përzgjedhur, është natyrisht edhe policia, KFOR-i siç e thashë, do të vazhdojë të ketë rol të përgjithshëm në këtë vend. Ajo që është e rëndësishme mendoj, është procesi që çon në vendim. Pra, procesi që shpie në vendim është ndoshta më i rëndësishëm sesa vetë vendimi dhe duhet të bëhet në konsultim me të gjithë hisedarët”, ka thënë Guerot.

Ai e cilësoi situatën aktuale të sigurisë si më të qetë, por ende fragjile, duke vlerësuar punën e KFOR-it gjatë 26 viteve të fundit për krijimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Tani është vlerësuar se është e mundur që të zvogëlohet përsëri ose të optimizohet vëllimi që nuk do të thotë se KFOR-i po tërhiqet, KFOR-i do të vazhdojë të jetë element kyç për këtë vend dhe për sigurinë e qytetarëve. Por në fakt, është një shenjë e mirë, tregon që situata është fragjile, por më e qetë”, ka thënë ambasadori në largim francez, Olivier Guerot.

guerotduhetgjithë

Të ngjashme

Gati një muaj nga Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, vendimi i plotë ende nuk u publikua

Gati një muaj nga Aktgjykimi për ish-krerët e UÇK-së, vendimi i plotë ende nuk u publikua

21:27
Canaj: Presidentja duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të ishte mesazh për ndërkombëtarët

Canaj: Presidentja duhet t’i vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë, do të ishte mesazh për ndërkombëtarët

19:12
Musliu: Gërvalla duhet të shkarkohet

Musliu: Gërvalla duhet të shkarkohet

13:01
“Do të marrim një vendim për krerët e UÇK-së”: Çka po paralajmëron Kurti?

“Do të marrim një vendim për krerët e UÇK-së”: Çka po paralajmëron Kurti?

09:34

Më shumë nga Lajme

  • 23:42Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”
  • 23:40Alarmohet Turqia! Përmbytjet zënë Demet Özdemir dhe Murat Boz, thirrje për ndihmë
  • 23:11Dardan Molliqaj i prerë: Ligji për Specialen do të rrëzohet në tërësi nga Kushtetuesja
  • 23:11Ministri Demo viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar në protestë
  • 23:01Gruaja e Behajdin Allaqit: Çfarë mendon për aktgjykimin e Hagës?