Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

GD
Gazeta Demos14 tetor 2026 në 23:42
Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

Daut Haradinaj nga Aleanca ka bërë pretendime për një person që, sipas tij, po bashkëpunon me Serbinë dhe ka zhvilluar takim në Dubai.

Në emisionin “Rubikon” të Klan Kosovës, Haradinaj ka deklaruar se ka informacione për personin dhe se ata po ndiqet nga institucionet e sigurisë.

“Serbia ka shumë zagarë poshtë e nalt. Ka sekserë. Shumë ka dhe, fatkeqësisht, përditë po na vijnë informata, herë një emër, herë një emër.”

Ai ka pretenduar se Dubai është kthyer në vendtakim, ndërsa ka përmendur edhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

“E di që e kanë bërë adresë Dubain tash. Atje po shkojnë – po rreziten dhe po takohen. E di që AKI-ja po i ndjek.”

Haradinaj dha edhe një hollësi konkrete, duke përmendur datën 30 shtator dhe një darkë ku, sipas tij, kishte marrë pjesë një person i caktuar.

“Bile, shpresoj që qai që po i referohem po më nin [dëgjon], më 30 shtator kishte qenë në një darkë.”

Megjithatë, ai nuk ka përmendur emrin e personit të cilit po i referohej, as identitetin e pjesëmarrësve të tjerë në atë takim.

Politikani i AAK-së ka shprehur bindjen se mund të ketë arrestime, duke pretenduar se edhe Policia e Kosovës po merret me këto raste.

“Shpresoj që shumë shpejt unë dhe ti kemi me pa në kamera të arrestuar. E di që policia e heton dhe e ndjek. Kurrë nuk flas pahiri.”

Haradinaj shtoi se nuk dëshiron të ndërhyjë në punën e drejtësisë, por ka paralajmëruar ata që, sipas tij, bashkëpunojnë me Serbinë.

“Unë nuk po du as me ndërhy, as në drejtësi, se e di që drejtësia i kryn punët e veta, por mos t’i hyjë mendja dikujt që n’2026-ën bashkëpunon me Serbinë dhe Kosova nuk e di.”

Haradinaj nuk ka paraqitur publikisht prova për pretendimet e tij. Nuk ka as konfirmim të pavarur për takimet e përmendura apo hetimet që ai pretendon se po zhvillohen

haradinajdubaindjek

Të ngjashme

Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit?

Haradinaj: Ku ka më rëndë se me të falënderu ministri i Jashtëm i Serbisë në Këshill të Sigurimit?

22:01
“Pazar i ulët”, Haradinaj: S’duhej të negociohej projektligji për Specialen, ishte çështje kombëtare

“Pazar i ulët”, Haradinaj: S’duhej të negociohej projektligji për Specialen, ishte çështje kombëtare

21:49
Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë

Grupi punues për Specialen, Haradinaj: Pa buxhet dhe pa strategji, s’prodhon asgjë

21:27
Haradinaj: Ligjin e votuan prej tutës, atë natë kishim pasë gjakderdhje

Haradinaj: Ligjin e votuan prej tutës, atë natë kishim pasë gjakderdhje

21:26

Më shumë nga Lajme

  • 23:40Alarmohet Turqia! Përmbytjet zënë Demet Özdemir dhe Murat Boz, thirrje për ndihmë
  • 23:11Dardan Molliqaj i prerë: Ligji për Specialen do të rrëzohet në tërësi nga Kushtetuesja
  • 23:11Ministri Demo viziton në spital efektivët: 51 punonjës policie të lënduar në protestë
  • 23:01Gruaja e Behajdin Allaqit: Çfarë mendon për aktgjykimin e Hagës?
  • 22:31Policët e uritur të Ramës, marrin kroasantë në kjoskën e thyer nga protestuesit