Ramush Haradinaj ka njoftuar se në kuadër të procesit të brendshëm zgjedhor të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Ferizaj ka zgjedhur kryetar të ri Alberton Sahitin.
Sipas Haradinajt, Sahiti përfaqëson brezin e ri me aftësi të dëshmuara menaxheriale, korrektësi ndaj qytetarëve dhe energji të lartë organizative.
Ai bëri të ditur se bashkë me Ardian Gjini kanë parë nga afër gatishmërinë e strukturave të Aleancës në Ferizaj për forcimin e mëtejshëm të partisë, ndërsa falënderoi edhe Xhavit Zariqin për udhëheqjen shumëvjeçare të degës.
Njoftimi:
Në qytetin e ndërmarrësisë dhe të vlerave qytetare, në Ferizaj, sot vazhduam procesin e brendshëm zgjedhor të Aleancës. Me mbështetje të plotë të delegatëve të Kuvendit, kryetar i ri i degës u zgjodh Alberton Sahiti, i cili përfaqëson brezin e ri, me aftësi të dëshmuara menaxheriale, korrektësi ndaj qytetarëve dhe energji të lartë organizative.
Bashkë me kryetarin Ardian Gjini, pamë nga afër vullnetin dhe gatishmërinë e strukturave tona në Ferizaj për ta forcuar edhe më tej Aleancën. Një falënderim i veçantë shkon për Xhavit Zariqin për udhëheqjen shumëvjeçare me përkushtim, seriozitet dhe besnikëri, me të cilin bashkëpunimi ynë do të vazhdojë fuqishëm edhe në të ardhmen.
Ky proces i suksesshëm na rreshton drejt Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor më 24 maj, nga i cili Aleanca do të dalë edhe më e bashkuar dhe më e mobilizuar për zgjedhjet e 7 qershorit. Urime Albertonit dhe gjithë strukturave të reja të zgjedhura sot në Ferizaj!