Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haradinaj: Dje u konfirmua fuqia politike dhe stabiliteti i Aleancës, kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur

GD
Gazeta Demos10 nëntor 2025 në 11:33
Haradinaj: Dje u konfirmua fuqia politike dhe stabiliteti i Aleancës, kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas balotazhit që u mbajt dje në 18 komuna. Ai ka thënë se Kosova ka dëshmuar se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike.

Haradinaj shtoi se dje u konfirmua “fuqia politike dhe stabiliteti” i AAK-së.

“Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës. Kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur, ndërsa do të jemi në bashkëqeverisje në mbi 10 komuna. Në kuvendet komunale, Aleanca përfaqësohet me 98 asambleistë.”

Ai ka thënë se i siguron 87 mijë e 358 qytetarët që e kanë votuar AAK’në në zgjedhjet lokale.

“Për 87.358 qytetarët që na besuan dhe mbështetën projektin tonë politik, ju siguroj se do të punojmë edhe më me ngulm për ta respektuar këtë besim, duke punuar, avancuar dhe u reformuar për zgjedhjet e ardhshme.”

Haradinaj i ka falënderuar kandidatët e AAK’së që fituan: Ardian Gjinin në Gjakovë, Bali Muharremaj në Suharekë, Bashkim Ramosajn në Deçan, Smajl Latifin në Rahovec dhe Zenun Elezajn në Klinë.

Më shumë nga Lajme

  • 23:52Kurti në 118-vjetorin e Kongresit të Manastirit: Bashkimi nuk kërkon zhdukjen e dallimeve, por vendosjen e një synimi më të madh
  • 23:15E rëndë: 31-vjeçarja shqiptare vdes në aksident trafiku në Itali
  • 22:59Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
  • 22:43Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
  • 22:22Gazetarja kosovare e quan gënjështare Adriana Matoshin: Njerëzit bëjnë hajgare me të