Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i një kleriku që i shërbeu Zotit dhe kombit

GD
Gazeta Demos2 prill 2026 në 14:56
Haradinaj ngushëllon për vdekjen e Don Kelmendit: Shembull i një kleriku që i shërbeu Zotit dhe kombit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen dhe miqtë e Don Kelmend Spaqit, i cili vdiq këtë të enjte.

Haradinaj tha se Don Kelmendi i shërbeu me përkushtim misionit të tij fetar, duke qenë pranë besimtarëve në ditë të vështira e në kohë shprese.

“Me keqardhje të thellë mora lajmin për shkuarjen në amshim të tij. Përtej misionit fisnik, veprimtaria e Don Kelmendit mbetet shembull i një kleriku që i shërbeu njëkohësisht Zotit dhe kombit, duke e vendosur mbi të gjitha dashurinë për atdheun”.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e çmuan Don Kelmend Spaqin. Kujtimi për të do të mbetet i përhershëm. U prehtë në paqe”, shkroi Haradinaj.

I lindur në Velezhë, dekadën e fundit raportohet se Don Kelmendi ka shërbyer në famullinë e Tivarit, bashkëpunëtor i Arqipeshkvit të Tivarit, Mons Rrok Gjonlleshaj.

Kisha Katolike “Lindja e Zojës”, shkroi se Don Kelmendi i shërbeu Kishës dhe besimtarëve me përkushtim, përvujtëri dhe dashuri të madhe për Zotin dhe për popullin e Tij. Jeta dhe veprimtaria e tij meshtarake mbeten një dëshmi e gjallë e besimit, sakrificës dhe shërbimit të palodhur në udhën e Ungjillit.

“Ai ishte një bari i mirë, gjithmonë pranë besimtarëve në gëzim dhe në vështirësi, duke sjellë shpresë, paqe dhe udhëzim shpirtëror për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta dëgjojnë”.

“Në këto momente zie, bashkohemi në lutje për shpirtin e tij, duke kërkuar nga Zoti që ta pranojë në Mbretërinë e Qiellit dhe ta shpërblejë për gjithë të mirat që bëri gjatë jetës së tij tokësore. Ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, bashkëpunëtorëve dhe gjithë bashkësisë së besimtarëve që ndjejnë këtë humbje të madhe”, u tha në shkrimin e Kishës Katolike “Lindja e Zojës” në Facebook.

Varrimi i të ndjerit u tha se bëhet të hënën, në ora 11, në Velezhë të Prizrenit.

ramush haradinaj

Më shumë nga Lajme

  • 12:08Çitaku: Dyert e Kuvendit të mbyllura për deputetët, Republika peng i Albin Kurtit
  • 11:40Salla e Kuvendit e mbyllur, Tahiri: Kosova s’mund të mbahet peng nga kalkulimet e Kurtit
  • 11:04QKUK: Gjendja e 30 vjeçarit për momentin është stabile
  • 10:46Shoferin e zuri gjumi? 12 të vdekur në aksidentin me autobus në Hungari
  • 10:40Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje