Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haradinaj: PDK-ja duhet të ngrihet mbi trashëgiminë e saj historike

GD
Gazeta Demos21 tetor 2026 në 21:39
Haradinaj: PDK-ja duhet të ngrihet mbi trashëgiminë e saj historike

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj tha se partitë politike duhet të ngrihen mbi identitetin historik dhe trashëgiminë historike.

Haradinaj e ftuar në emisionin "Rubikon" tha se në momentin kur mungon lideri autentik i një partie politike, subjekti futet në një cikël sfidues pasi elektorati i Kosovës priret të besojë më shumë në lider se sa në pakon programore të partive.

Ajo tha se LDK ishte në këtë cikël, kurse sipas saj në cikël të njëjtë ka hyrë edhe PDK-ja.

"Identiteti është më shumë me atë pjesën historike, me trashëgiminë historike mbi të cilën do të duhej ta kapitalizojnë partitë politike, por të ngrihen mbi të. Po ashtu edhe nëse i krahasojmë historikisht partitë politike të Kosovës, e njëjta gjë e ka goditur edhe LDK-në. Pra, kur lideri autentik i një organizate politike, i një partie politike nuk është më, qoftë për arsye të ndryshme, atëherë padyshim që është shumë sfiduese që në një ambient siç është Kosova, me një elektorat siç është Kosova që është më shumë i prirur të besojë tek autoriteti i liderit historik sesa tek ekipi politik apo tek oferta politike programore, atëherë është shumë e vështirë që të menaxhohet edhe kapitali politik, edhe uniteti, e identiteti politik ndër vite. Këtë e ka karakterizuar edhe LDK-në, edhe besoj edhe PDK-ja tanimë ka hyrë në një cikël të tillë dhe padyshim që varet se si do ta kapitalizojë tani këtë hap që të ofrojë një ofertë dhe të mirëmbajë identitetin e saj...", tha ajo.

politikehistorikeharadinaj

Të ngjashme

Nasim Haradinaj shpjegon pse VV-ja, sipas tij, e ka dashtë nënshkrimin e ligjit

Nasim Haradinaj shpjegon pse VV-ja, sipas tij, e ka dashtë nënshkrimin e ligjit

23:42
Nasim Haradinaj zbulon çfarë pret nga vendimi i Apelit: Uroj mos ta humbim edhe vagonin e fundit

Nasim Haradinaj zbulon çfarë pret nga vendimi i Apelit: Uroj mos ta humbim edhe vagonin e fundit

22:50
Haradinaj reagon pas mos-votimit të amandamentit për financimin e protezave për invalidët e luftës: Është detyrim i shtetit

Haradinaj reagon pas mos-votimit të amandamentit për financimin e protezave për invalidët e luftës: Është detyrim i shtetit

13:02
Haradinaj i ashpër me Konjufcën, pas fjalimit në OKB: Marre, Glauk!

Haradinaj i ashpër me Konjufcën, pas fjalimit në OKB: Marre, Glauk!

22:50

Më shumë nga Lajme

  • 23:15BE-ja u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok
  • 23:01Gazetari Ramadani: PDK duhet me e pa si shans, me dalë Ismaili e Gruda me i përballë ekipin e programin
  • 22:57A ishte Kurti, ai i cili i bëri bashkë partitë shqiptare në Serbi?
  • 22:50Gati “Esref Tek”, kush do të jetë partnerja e Çagatay Ulusoy?
  • 22:49Kamberi kërkon angazhim të përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë për Luginën