Daut Haradinaj ka reaguar ashpër, pas fjalimit të ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Në një postim në Facebook, Haradinaj u shpreh se është poshtërim për Kosovën të mos thuhet asgjë për të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen e popullit tonë, transmeton IndeksOnline.
“Marre, Glauk! Kurrë s’kemi me u ndalë deri te e vërteta jonë, o të pafytyrë!” ka shkruar Haradinaj.
Ky është postimi i plotë i tij:
Një Kosovë e poshtëruar deri në këtë pikë kurrë s’e kam prit. Bota po na sheh çuditshëm, sikur na kemi vra e pre popuj, pa e thënë të vërtetën për luftën dhe gjakderdhjen tonë për liri.




