Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas përfundimit të Marshit për Liri në Prishtinë.
Përmes një postimi në Faceboo k, Haradinaj tha se qytetarët u bashkuan në shesh për të përcjellë mesazhin e tyre në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
“Sot marshuam për Liri si dikur maleve të Kosovës! Sot u bashkuam në shesh të Prishtinës, si dikur nën logon e UÇK-së me djemtë dhe vajzat më të mira të këtij vendi. Sot Kosova foli fuqishëm për liri dhe dha verdiktin: pafajësi e plotë dhe liri për Çlirimtarët! Rroftë UÇK”, shkroi Haradinaj.




