Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

GD
Gazeta Demos2 shtator 2026 në 13:08
Haxhiu pranon letrat kredenciale të Ambasadores së re të Zvicrës në Kosovë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, pranoi sot letrat kredenciale të Ambasadores së re të Konfederatës Zvicerane në Republikën e Kosovës, Anne-Lise Cattin Hennin.

Haxhiu i uroi Ambasadores Cattin Hennin mirëseardhje në Kosovë dhe sukses në misionin e saj diplomatik, duke shprehur bindjen se gjatë mandatit të saj marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës do të forcohen edhe më tej.

“Kosova e çmon thellë miqësinë dhe mbështetjen e Zvicrës, e cila ka qenë pranë qytetarëve tanë në kohët më të vështira dhe vazhdon edhe sot përmes bashkëpunimit politik, ekonomik, zhvillimor dhe të sigurisë”, tha Haxhiu.

Ajo theksoi edhe rolin e rëndësishëm të mërgatës së Kosovës në Zvicër në afrimin e dy vendeve.

“Një vend të veçantë në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës e ka mërgata jonë atje, e cila ka dhënë kontribut të çmuar në jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të të dyja vendeve”, deklaroi ajo.

Haxhiu e siguroi Ambasadoren Cattin Hennin për bashkëpunimin e saj të plotë në avancimin e mëtejshëm të partneritetit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.

haxhiuzvicrëskosovës

Të ngjashme

Banjska, Ibër-Lepenci dhe strukturat ilegale – çfarë i renditi Hoxha si suksese në letrën e dorëheqjes drejtuar Kurtit?

Banjska, Ibër-Lepenci dhe strukturat ilegale – çfarë i renditi Hoxha si suksese në letrën e dorëheqjes drejtuar Kurtit?

09:41
Vjollca Haxhiu, banorja e radhës e BBVK 5

Vjollca Haxhiu, banorja e radhës e BBVK 5

22:56
Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

Gazmend Hoxha drejtuar Kurtit: Ndjejë përgjegjësi institucionale e morale për vrasjen e Arlindës, ndaj po jap dorëheqje

18:51
Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

Mbyllen shtatë biznese në veri të Kosovës, shqiptohen edhe shtatë gjoba

15:46

Më shumë nga Lajme

  • 09:42Shtrenjtohen prodhimet bujqësore në Kosovë
  • 09:39Inflacioni 7.8% për muajin shtator, kërkohen masa urgjente për qytetarët dhe bizneset
  • 09:03E frikësoi ish-gruan me mesazhe, Policia arreston një person në Pejë
  • 08:57Vjedhje e rëndë në Gjakovë: Avullohen mbi 100 armë zjarri nga një depo
  • 08:44Gjashtë rasteve dhune brenda familjeve për 24 orë në rajonin e Prishtinës, Policia jep detaje