Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme LIVE

Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

GD
Gazeta Demos27 tetor 2026 në 13:18
Haxhiu takon homologun nga Maqedonia e Veriut, në fokus bashkëpunimi ndërparlamentar

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka zhvilluar takimin e parë të vizitës së saj zyrtare në Maqedoninë e Veriut me homologun e saj, Afrim Gashi.

Gjatë takimit, Haxhiu ka bërë të ditur se me Gashin diskutuan për thellimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe rolin e kuvendeve në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe

Haxhiu theksoi rëndësinë e mbështetjes së gjerë parlamentare për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, duke vlerësuar se bashkëpunimi duhet të përfshijë si shumicën parlamentare, ashtu edhe opozitën.

Në këtë drejtim, palët biseduan për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit përmes komisioneve parlamentare dhe grupeve të miqësisë, si dhe për rolin e kuvendeve në mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy shteteve.

“Me Kryetarin Gashi biseduam për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar përmes komisioneve dhe grupeve të miqësisë. U ndalëm edhe te roli i kuvendeve në mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve, në mënyrë që bashkëpunimi ynë të sjellë përfitime konkrete për qytetarët”.

“E falënderova për mbështetjen që Maqedonia e Veriut i jep Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Biseduam edhe për bashkërendimin e përpjekjeve tona në forumet parlamentare ndërkombëtare dhe për rrugën evropiane të dy vendeve”, ka shkruar ajo.

haxhiuveriutbashkëpunimi

Të ngjashme

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

Haxhiu dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut diskutojnë për rrugën euroatlantike të dy vendeve

14:07
Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë

Haxhiu për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takohet me krerët shtetërorë

07:44
Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja Haxhiu në vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut

22:58
Vizita në Shkup, Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore nga Gashi

Vizita në Shkup, Haxhiu pritet me ceremoni shtetërore nga Gashi

10:18

Më shumë nga Lajme

  • 14:14Ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt del para gjykatës
  • 14:12Mickoski pret Haxhiun: Folëm për avancimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve
  • 14:04Kërkohet rishikimi i projektligjit për Byronë para votimit në Kuvend, palajmërohet se mund të përdoret si mejt politik
  • 14:03Shtohen forcat policore tek Gjykata e Pejës, pas pak seanca ndaj ish-bashkëshortit të Arlinda Zekaj
  • 13:56Altin Krasniqi takon deputetin e Parlamentit të Hamburgut me prejardhje nga Vitia