Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haxhiu viziton panairin “Gratë në Biznes”: Mbështetje për ndërmarrëset vend

GD
Gazeta Demos3 gusht 2026 në 20:41
Haxhiu viziton panairin “Gratë në Biznes”: Mbështetje për ndërmarrëset vend

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka vizituar Panairin “Gratë në Biznes”, i cili është hapur sot në Prishtinë.

Haxhiu tha se ky panair paraqet potencialin, kreativitetin dhe përkushtimin e grave ndërmarrëse në zhvillimin ekonomik të vendit.

“Sot, në ditën e hapjes, pata kënaqësinë të vizitoj Panairin ‘Gratë në Biznes’, të organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA)”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka theksuar se gratë ndërmarrëse, përmes punës dhe ideve të tyre, po japin kontribut në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Ky panair është një dëshmi e potencialit, kreativitetit dhe përkushtimit të grave ndërmarrëse, të cilat me punën dhe idetë e tyre po japin një kontribut të çmuar në zhvillimin ekonomik të vendit tonë”, ka deklaruar Haxhiu.

Sipas saj, iniciativa të tilla krijojnë mundësi për promovimin e produkteve vendore dhe mbështetjen e rolit të grave në ekonomi.

Panairi “Gratë në Biznes” do të jetë i hapur deri më 5 gusht në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.

Haxhiu ka ftuar qytetarët ta vizitojnë panairin dhe të njihen nga afër me punën dhe produktet e grave ndërmarrëse.

haxhiugratëpanairin

Të ngjashme

KGjK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

KGjK refuzoi kthimin e gjyqtarëve serbë, Haxhiu: Do të ndërmarr veprime për lirimin e tyre nga detyra

11:43
“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”, Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

“Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave”, Haxhiu reagon pas vrasjes së 80-vjeçares në Prizren

16:40
Haxhiu pret në takim lamtumirës Guerot, e falënderon për angazhimin dhe bashkëpunimin

Haxhiu pret në takim lamtumirës Guerot, e falënderon për angazhimin dhe bashkëpunimin

11:39
“Durimit po i vjen fundi”, Haxhiu kritikon Kurtin për bllokimin e institucioneve

“Durimit po i vjen fundi”, Haxhiu kritikon Kurtin për bllokimin e institucioneve

10:06

Më shumë nga Lajme

  • 19:41Shqipëria dhe Kosova, të parat që marrin pajisje ushtarake amerikane për misionin në Gaza
  • 19:41“Drejtësia dhe e vërteta duhet të vazhdojnë” - Reagon Human Rights Watch pas vdekjes së Mlladiqit
  • 19:25Spajiq: Po përgatiten veprime për destabilizimin e Malit të Zi, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të dy shteteve të rajonit
  • 19:21Kryeministri britanik letër Kurtit: Do të avancojmë mbështetjen për Kosovën drejt NATO-s
  • 19:03Murati për Kurtin: Ka kondicion të tallet me opinionin publik për kriteret dhe nën-kriteret e kandidatit për President