Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara. v 1.0.2
Lajme

Haziri nga sheshi paralajmëron institucionet: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para

GD
Gazeta Demos22 shtator 2026 në 21:30
Haziri nga sheshi paralajmëron institucionet: Mos prisni që java e dytë të jetë si e para

Organizatori i protestave në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u është drejtuar qytetarëve në natën e shtatë radhazi të tubimeve në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke theksuar se qëndresa e qytetarëve nuk do të ndalet dhe se shtatë ditët e para janë vetëm fillimi.

Haziri u shpreh se prania e vazhdueshme në shesh është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që menduan se protesta do të zbehej pas pak ditësh. Ai ndërlidhi këtë qëndresë edhe me përvjetorin e rënies së heronjve Fehmi e Xhevë Lladrovci

Por çfarë janë shtatë net të qëndrimit tonë në këtë shesh, përballë sakrificës së atyre që dhanë jetën për lirinë? Sot janë bërë 28 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit. Para sakrificës së tyre, qëndrimi ynë është pak, e sidomos sot kur po tentohet të njolloset lufta për të cilën ata dhanë jetën. Prandaj nuk lodhemi, nuk largohemi, qëndrojmë!“, ka thënë Haziri.

Ai nënvizoi se kjo lëvizje qytetare nuk lidhet me interesa partiake, por me një kauzë të vetme nën thirrjen e përsëritur “Jo në emrin tim!“.

Përveç thirrjeve, Haziri theksoi se tashmë ka edhe kërkesa konkrete, duke përmendur dorëzimin e nismës ligjore në organin legjislativ për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Në fjalën e tij, organizatori i dërgoi një paralajmërim të qartë institucioneve të vendit, duke kërkuar veprime të menjëhershme.

hazirisheshiparalajmëron

Më shumë nga Lajme

  • 22:56Mbi 90 të vdekur në trafik për 10 muaj, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
  • 22:48‘Është MARRE me krahasu Vuçiqin me Kurtin” – “SHPËRTHEN” debati mes Korqës dhe Matoshit
  • 22:45Matoshi: Lista Studentore shkoi te Kisha Ortodokse e cila ka qëndrim të ashpër ndaj Kosovës
  • 22:39​Pjesëtarët e FSK-së trajnohen nga njësia kundër terrorizmit e Kroacisë
  • 22:35Kurti në Paris, kërkon mbështetjen franceze për rrugën euroatlantike të Kosovës