Kalo te përmbajtja
Demos
Keni lajm?
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Menyja
  • Ballina
  • Çka ka 3?
  • Lajme
  • Ndërkombëtare
  • Sport
  • Video
  • Magazine
  • Teknologji
  • Stil
  • Këndvështrime
Pamja
Demos

Gazeta Demos ngadalë por sigurt, po bëhet burim i besueshëm i informacionit, i hapur ndaj opinionit publik, duke i trajtuar të gjithë të barabartë. Gazeta Demos është shenjë identifikuese e fjalës së lirë, gjithnjë në frymën e demokracisë prej nga buron edhe emri i saj.

Rubrikat

VideoLajmeNdërkombëtareSportMagazineTeknologjiStilKëndvështrime

Demos

Rreth neshPolitika editorialeKontaktPrivatësiaKeni lajm?
Gazeta Demos SH.P.KRr. “Uran Ajeti”, 68, Prishtinëinfo@gazetademos.commarketing@gazetademos.comTel: +383 48 579 555
© 2026 Demos. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Lajme

Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë – të zbardhen këto raste

GD
Gazeta Demos10 gusht 2025 në 17:18
Haziri për vrasjen e trefishtë: Gjilani është shndërruar në qytet të kronikës së zezë – të zbardhen këto raste

Kryetari i degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vrasjes së trefishtë që ndodhi sot në këtë qytet por edhe për rastin e dhunës grupore ndaj një të miture që dyshohet të ketë ndodhur dje.

Haziri tha se Gjilani prej epitetit të qytetit të paqes dhe respektit është shndërruar në qytet të dhimbjes së madhe e kronikës së zezë.

“Brenda dy ditësh Gjilani u trondit nga dy ngjarje të rënda, dhuna grupore ndaj një të miture dhe vrasja e sotme e trefishtë me një të plagosur, sipas raportimeve, duhet të jetë alarm për të gjithë”.

“Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan i dënon këto akte dhe kërkon nga organet kompetente zbardhjen e këtyre rasteve deri në fund. Kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, tha Haziri.

Në lidhje me vrasjen e trefishtë, policia ka shpallur në kërkim Mefail Shkodrën, si të dyshuar për kryerjen e veprës

LDK

Më shumë nga Lajme

  • 09:04Dogana konfiskon 876 kg duhan dhe 118 mijë cigare të dyshuara për kontrabandë në Prizren
  • 08:34Gucati për Marshin e 1 Tetorit: Pres pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, në apel do të dalim fitimtarë
  • 08:33Tetë raste të reja me fruth gjatë javës së fundit në Kosovë
  • 08:16OVL UÇK mban konferencë për media
  • 07:54Gjini e fton Kurtin në ballafaqim publik: Në takime të mbyllura nuk vij